8 mitet rreth infeksioneve mykotike që gjinekologët s’duan të besoni më

18:26 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Shkak i infeksioneve mykotike bëhen kërpudhat prezente në trupin tonë. Kur niveli i tyre rritet, për shkak të estrogjenit, shtatzënisë apo antibiotikëve, mund të shfaqet një infeksion mykotik. Disa të vërteta dhe mite qarkullojnë rreth tyre, të sqaruara më poshtë nga “Matrix Medical”.

Zbuloni se çfarë mund të keni ditur gabim mbi infeksionet mykotike, të cilat sjellin disa simptoma, si: shkarkesa (sekrecione) vaginale të shtuara, të trasha, kruarje ose irritim i zonës vulvo-vaginale, dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose djegie gjatë urinimit.

Mitet, apo çfarë mund të keni ditur gabim mbi to:

Marrëdhëniet seksuale nuk shkaktojnë infeksione mykotik. Infeksionet mykotike nuk konsiderohen sëmundje seksualisht të trasmetueshme, por ato ndodhin më shumë tek gratë që janë aktive seksualisht.
2. Nuk janë ngjitëse. Ato shkaktohen nga prishja e ekuilibrit të florës normale vaginale. Mund të ketë një mundësi të vogël që nëse keni një infeksion mykotik, kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura mund të shkaktojë irritim të pjeses intime tek partneri juaj.
3. Ka mënyra për të parandaluar infeksionet mykotike si p.sh. përdorimi I sapunëve pa aromë, mosveshja e të brendshmeve të ngushta, ndërrimi i rrobave të banjove të lagura dhe përdorimi i mbathjeve prej pambuku e të ajrosura mirë.
4. Kosi dhe probiotiket nuk ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve mykotike.
5. Gjatë një infeksioni mykotik nuk ka gjakderdhje vaginale. Kjo mund të ndodhë vetëm në rastet kur ju e kruani aq shumë zonën përreth, sa shkaktoni gjakderdhje, por normalisht nuk ndodh një gjë e tillë. Nëse keni gjakderdhje vaginale drejtohuni tek gjinekologu.
6. Përdorimi i prezervativëve nuk e parandalon një infeksion mykotik.
7. Infeksionet mykotike nuk shkaktojnë probleme as gjatë shtatzënisë. Është e vërtetë që janë më të shpeshta tek gratë shtatzënë si pasojë e ndryshimeve hormonale.
8. Infeksionet mykotike janë shumë lehtë të kurueshme me antifungale të ndryshëm, të përdorur me rrugë intra-vaginale ose orale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme