7 veprime për të pasur flokë të shëndetshëm dhe që rriten shpejtë

23:28 | 24 Nëntor 2019
Arbresh Info

Të gjithë duam të kemi flokë të gjata, të shëndetshme dhe që të rriten shpejtë, por jo të gjithë i kemi mundësitë për të pasur atë që duam. Ndonjëherë nuk dimë si ti realizojmë dëshirat tona, por nëse jeni në kërkim të mënyrave se si flokët të kalojnë gjatësinë mesatare e të derdhen deri në belin tuaj provoni këto mënyra natyrale dhe do të habiteni se sa shpejt do të rriten flokët tuaj, transmeton arbresh.info

  1. Mos i shtrëngoni flokët tuaja me peshqir pas dushit. Duke i rrotulluar flokët së bashku me peshqirin ju mund të këpusni flokët e reja dhe fijet e holla që sapo kanë dalë.
  2. Bëjini masazh skalpit ndërkohë që lani kokën. Kjo ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve tuaja.
  3. Ndryshoni modelet e flokëve. Duke i mbajtur për muaj me radhë vetëm një model për shembull me një vijë në mes, kjo ndikon negativisht në flokun tuaj. Mund t’i kapni bisht, ti lëshoni, t’i kaloni anash.
  4. Prijini flokët tuaj rregullisht. Nuk rriten flokët në mënyrë të shëndetshme nëse ju rrini një vit pa i prerë ato. Një herë në 4 muaj do të ishte e rekomandueshme.
  5. Pasi keni mbaruar dushin shpëlajini flokët tuaja me ujë të ftohtë. 6. Krihini flokët që nga rrënjët dhe jo vetëm majat.
  6. Përdorni një maskë një herë në javë për flokët.
  7. Hani ushqime të shëndetshme që ndikojnë në rritjen e flokëve. Përfshini në dietën tuaj me përmbajtje të lartë zinku, hekur dhe vitamina A, B, C dhe E. Qumësht, djathë, vezë, mish pule, drithërat, salmon, avokado, spinaq, brokoli dhe lakër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme