A ju ka ndodhur ndonjëherë që papritmas t’ju merret fryma dhe zemra t’ju rrahë fort? A ju thonë njerëzit përreth se jeni të zbehtë në fytyrë? Të gjitha këto janë shenja se trupit tuaj i mungon një mineral i rëndësishëm – hekuri.
Në mungesë të hekurit, indet dhe organet nuk furnizohen mjaftueshëm me hekur, transmeton portal arbresh.info
Hekuri është një mineral që luan rol të rëndësishëm në organizëm dhe është kryesori për referimet e transferimit të oksigjenit nëpër trup dhe prodhimit të rruzave të kuqe të gjakut. Është lëndë ushqyese thelbësore, që do të thotë se në organizëm merret përmes ushqimit.
Dieta e zakonshme përfshin 10 deri në 20 mg hekur në ditë, por më pak se 10% e tij absorbohet. Për të parandaluar në kohë mungesën e këtij minerali, duhet të përfshini në dietën tuaj ushqimet e mëposhtme:
Spinaq
Spinaqi është një burim natyral i vitaminave, mineraleve dhe fibrave. Është i pasur me fitonutrientë, veçanërisht beta-karoten dhe luteinë, të cilat e bëjnë atë një perime me shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat e trupit. Ai siguron furnizim me oksigjen të qelizave dhe indeve dhe përmban hekur, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak.
Arrat
Përveçse janë jashtëzakonisht të shijshme, ato janë një thesar i vërtetë i shëndetit. Janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, të pasura me vitamina dhe minerale, e ndër to është edhe hekuri, të cilin e kanë në sasi të madhe.
Rukola
Sikurse perimet tjera me gjethe jeshile, rukola wshtw e pasur me hekur, por ndryshe nga spinaqi ajo nuk pwrmban nivel tw lartw tw acidit oksalik, kështu që hekuri absorbohet shumë më lehtë prej tij.
Brokoli
Ky perim përmban sasi të madhe të vitaminës C, e cila ndihmon në absorbimin e hekurit. Brokoli gjithashtu përmban fibra, niacinë, magnez, kalium dhe acide yndyrore omega-3, që kanë rëndësi të madhe në shëndetin e zemrës.
Kajsi të thata
Kajsitë e thata, si llojet e tjera të frutave të thata, janë plot me lëndë ushqyese. Përveç ujit dhe yndyrës, ato përmbajnë proteina, fibra, vitamina, minerale dhe sheqerna. Ato janë të pasura me hekur dhe vitaminë C.
Çokollatë e zezë
Duke konsumuar çokollatë të zezë, përbërësi bazë i së cilës është kakaoja, jo vetëm do të plotësoni nevojën për ëmbëlsira, por do t’i siguroni organizmit edhe një dozë të konsiderueshme hekuri.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë një thesar i pasur me vitamina, minerale, proteina dhe antioksidantë. Kungulli përmban vitamina të grupit B, vitaminë D, A, C, E dhe vitaminë K, e cila është e nevojshme për shëndetin e lëkurës, kockave, muskujve dhe gjakut./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...