Thjerrëzat i sjellin shumë të mira shëndetit të fëmijës, si dhe reduktojnë mundësinë e disa sëmundjeve të rënda.
Ndonëse kanë një shije të fortë dhe vijnë si të shoqëruara me dhe, thjerrëzat i sjellin shumë të mira shëndetit të fëmijës tuaj. Ato reduktojnë mundësinë e disa sëmundjeve të rënda.
Ja çfarë përfitojnë fëmijët:
1. Kontrollojnë peshën
Sipas një studimi amerikan, fëmijët që konsumojnë thjerrëza kanë 22 për qind më pak rrezik që të bëhen obezë. Niveli i lartë i fibrave te thjerrëzat ngadalëson procesin tretës dhe për këtë arsye fëmijët ndihen të ngopur për një kohë më të gjatë.
2. Përmirësojnë nivelin e hekurit në trup
Hekuri është shumë i rëndësishëm për fëmijët në rritje. Një porcion me thjerrëza i siguron fëmijës 37% të vlerës ditore të hekurit. Thjerrëzat janë edhe burim vitaminash që rritin aftësinë e trupit për të thithur hekurin.
3. Nxisin enzimat
Thjerrëzat janë burim i mirë i hekurit, një mineral që nevojitet për funksionimin e disa enzimave. Bakri është i domosdoshëm edhe për indet lidhëse dhe pigmentin e lëkurës. Një porcion thjerrrëza i siguron fëmijës 34 për qind të vlerës ditore të bakrit për ë cilën ka nevojë.
4. Stimulojnë sistemin imunitar
Sipas studiuesve, thjerrëzat stimulojnë sistemin imunitar. Ato prodhojnë dhe aktivizojnë rruazat e bardha të gjakut, prandaj përmirësojnë reagimin e antitrupave. Antitrupat ndihmojnë në eliminimin e viruseve, mykut dhe baktereve në trup.
5. Forcojnë shëndetin e zemrës
Thjerrëzat u bëjnë mirë fëmijëve edhe për zemrën. Ky superushqim është burim shumë i mirë magnezi dhe folatesh, që ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Folatet ulin nivelin e homocyseinës, që është ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Magnezi, nga ana tjetër, përmirëson qarkullimin e gjakut, lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në trup.
6. Përmirësojnë funksionimin e sistemit tretës
Fibrat e patretshme që gjenden te thjerrëzat mund të parandalojnë kapsllëkun dhe çrregullime të tjera të sistemit tretës.
7. Japin energji
Thjerrëzat ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nëpër trup, duke e mbajtur fëmijën tuaj aktiv dhe energjik. Thjerrëzat janë ndër bishtajoret më të mira. Mund t’i përshini ato në supë, salcë apo edhe në sallatë. Mund t’i fusni në sanduiç, por edhe në pilaf. Mund t’i bëni pure në mikser dhe t’i përzieni me djathë apo t’i përgatisni si salcë makaronash.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...