Nuk janë vetëm duhanpirësit të rrezikuar nga kanceri në mushkëri – rreth 20% e tumoreve në mushkëri zhvillohen tek jo-duhanpirësit. Megjithatë, ka mjaftueshëm ndryshime mes grupeve për t’i konsideruar ato dy sëmundje të ndryshme.
Njerëzit me kancer në mushkëri që nuk kanë pirë asnjëherë duhan kanë predispozita që të jenë më të rinj se duhanpirësit (dhe ish-duhanpirësit) që preken nga sëmundja dhe hasen më shumë raste tek femrat, shkruan “shëndeti”.
Tumoret gjithashtu janë të ndryshme dhe kanë zakonisht mutacione të ndryshme gjenetike. Rreth gjysma e rasteve me tumor tek njerëzit që nuk kanë konsumuar asnjëherë duhan kanë mutacione që mund të vihen në shënjestër nga ilaçet e reja.
Kjo mund të shpjegojë arsyen përse jo-duhanpirësit me kancer në mushkëri kanë predispozita që të jetojnë më gjatë se duhanpirësit me këtë sëmundje. Shkencëtarët vazhdojnë të testojnë të gjithë faktorët që mund të çojnë në zhvillimin e kancerit tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Disa raste mund të mos shpjegohen asnjëherë, megjithatë ja çfarë dihet deri tani. Gazeta Shendeti ka zbuluar disa nga shkaktarët e kancerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit.
Radiacioni
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e liston radonin si shkaktarin kryesor të kancerit të mushkërisë, pas pirjes së duhanit. Ky gaz radioaktiv, që krijohet si rezultat i shpërbërjes së uraniumit, mund të përhapet në ajër dhe është zakonisht i dëmshëm për shëndetin. Rreziku vjen kur ky gaz radioaktiv përqendrohet në hapësira të mbyllura, siç mund të ndodhë tek minierat ose katet përdhese të disa shtëpive. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtij gazi radioaktiv mund të çojë edhe në shfaqjen e kancerit të mushkërisë. Duke qenë se radoni nuk mund të shihet dhe nuk ka asnjë aromë, mënyra e vetme për ta zbuluar është nëpërmjet një testi. Zyrtarët rekomandojnë që para ndërtimit të çdo shtëpie duhet të kryhet studimi nëse ka ose jo radon në sipërfaqen që do ndërtohet. Nëse nivelet janë shumë të larta, mund të pakësohen nëpërmjet disa mënyrave. Radoni mund të gjendet në çdo zonë, megjithatë disa shtete kanë predispozitat që të kenë nivele më të larta se të tjerat.
Asbesti
Asbesti i referohet grupit të mineraleve të gjendura tek disa materiale ndërtimit, si dhe tek pjesë makine dhe anijesh. Duke qenë se lidhja me kancerin është e njohur, asbesti përdoret shumë më pak tani se vitet e mëparshme. Njerëzit janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri në mushkëri nga asbesti nëse punojnë në një industri me rrezik të lartë si ndërtimi, sidomos nëse puna e tyre përfshin heqjen e asbestit.
Duhan i “dorës së dytë”
Rreth 15-35% e rasteve me kancer në mushkëri tek jo-duhanpirësit mund të shkaktohen nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, apo siç quhet ndryshe duhani i “dorës së dytë”. Në këtë rast janë të rrezikuar njerëzit që jetojnë apo qëndrojnë në të njëjtin ambient me personin që konsumon duhan. Fatmirësisht, kohët e fundit janë vendosur disa rregulla strikte për të ulur ekspozimin ndaj tymit të duhanit, si ndalimi i pirjes së duhanit nëpër lokale, restorante, vendet e punës etj. Disa grupe njerëzish janë më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri nga tymi i duhanit, sidomos ata që ekspozohen që në fëmijëri nga tymi i duhanit dhe jetojnë në varfëri.
Ndotja e ajrit
Ndotja nga shkarkimi i automjeteve, burimet energjetike, sobat e dertit dhe burime të tjera përmban disa grimca të vogla që mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të mushkërisë. Në vitin 2013, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit e cilësoi ndotjen e ambientit të jashtëm si kancerogjen i mundshëm për shkak të lidhjes me kancerin e mushkërisë dhe fshikës së urinës.
Rrezatimi në gjoks
Njerëzit që ia janë nënshtruar më parë një trajtimi me rreze në gjoks (zakonisht për një lloj tjetër të kancerit), janë gjithashtu më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri, edhe nëse nuk kanë pirë asnjëherë duhan. Gratë për shembull që kanë kryer më parë një trajtim me rreze për kancerin e gjirit ose pacientët e rinj që kanë pasur limfomën Hodgkins, janë më të rrezikuar nga kanceri i mushkërisë, edhe pse rastet janë të rralla.
Mutacionet gjenetike
Përveç ndryshimeve gjenetike mes masave tumorale të kancerit të mushkërisë tek njerëzit që pinë duhan ose kanë pirë më parë dhe atyre që nuk kanë pirë kurrë, shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu ndryshime gjenetike edhe tek vet njerëzit. Këto mund të trashëgohen (prandaj kanceri i mushkërisë mund të trashëgohet në disa raste edhe në pjesëtarë të tjerë të familjes) ose zhvillohen gjatë jetës.
Ndotja e ajrit brenda shtëpisë
Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3 miliardë njerëz në të gjithë botën gatuajnë ose ngrohen me lëndë djegëse të ngurta (dru ose qymyrgur) ose gatuajnë sipër flakëve. Ky lloj gatimi, i bashkuar edhe me ajrosjen e dobët, çon në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit brenda shtëpisë, që mund të kontribuojë kështu në zhvillimin e kancerit të mushkërisë. Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit brenda shtëpisë për shkak të kohës së gjatë të kaluar brenda.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...