Kanceri i mushkërive është njëra ndër sëmundjet më të shprehura dhe më të rrezikshme që ka kapluar botën.
Vetëm në Britani të Madhe kjo sëmundje prek rreth 40,000 persona çdo vit, transmeton arbresh.info.
Dihet se pirja e duhanit është njëri ndër shkaktarët me më së shumti ndikim, dhe është përgjegjëse për më shumë se 85% për rastet e prekura.
Zakonisht nuk ka shenja të kësaj sëmundjeje në stazat e para të zhvillimit, por me kalimin e kohës shenjat shfaqen.
Disa nga këto simptoma janë:
Ka njerëz që kolliten për një kohë të gjatë e që mund të jetë nga ftohja, por nëse ajo kollë nuk ndalon dhe fillon të ndryshoj atëherë është mirë të vizitohet mjeku. Kolla bëhet më e ashpër dhe gjatë kollitjes njeriu ndjen dhimbje, kolla ka zë më të trashë dhe sjell me vete edhe mukozë dhe gëlbazë.
Personat që vuajnë nga kanceri i mushkërive kolliten me gjak. Gjaku mund të vijë drejtpërdrejt por mund të nxirret jashtë edhe më gëlbazë.
Personat që vuajnë nga infeksionet e gjoksit për kohë të gjatë mund të jenë duke vuajtur edhe nga kanceri i mushkërive. Llojet më të shpeshta të infeksioneve të gjoksit janë bronkiti dhe pneumonia, dhe nëse nuk kujdesemi për to mund të sjellin edhe sëmundjen e kancerit të mushkërive.
Nëse keni probleme me frymëmarrjen edhe gjatë aktiviteteve më të thjeshta atëherë konsultohuni me mjekun. Personat që mbesin pa frymë për më gjatë se njerëzit normal mund të jenë duke vuajtur nga kanceri.
Të gjithëve na ndodhë që ndonjëherë të ndihemi të lodhur e të ndjejmë dhimbje në gjithë trupin. Por nëse keni dhimbje të shpeshta në gjoks, atëherë kjo mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive.
Njerëzit me këtë sëmundje mund të humbasin apetitin për disa lloje të ushqimit dhe si pasojë mund të humbasin peshë, disa nuk mund të hanë fare.
Kjo sëmundje lidhet edhe me hormonet dhe qarkullimin e gjakut. Madje mund të shkaktoj edhe simptoma që nuk ngjasojnë me sëmundjen e kancerit të mushkërive. Të tilla janë edhe mpirja e gishtave, zvogëlimi i masës muskulore, marramendje dhe ënjtje të gjoksit./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...