Kalciumi është një mineral që trupi ynë e përdor për të stabilizuar presionin e gjakut dhe për të ndërtuar kockat dhe dhëmbët. Pjesa më e madhe e kalciumit në trupin tonë ruhet në eshtra dhe me kalimin e viteve kockat tona bëhen më pak të dendura.
Kjo do të thotë që secili prej nesh duhet të rrisë sasinë e kalciumit në dietë. Në përgjithësi, gratë duhet të fillojnë të rrisin nivelin e keetij minerali më herët se meshkujt për shkak të menopauzës.
Nivelet e ulëta të vitaminës D e bëjnë më të vështirë përthithjen e kalciumit, mivelet e larta të kaliumit bëjnë që trupat tanë të djegin kalcium më shpejt, transmeton living. Disa medikamente ndërhyjnë duke ulur nivelet e kalciumit, veçanërisht ato të marra për zëvendësimin e tiroides. Deficiti afatgjatë i kalciumit mund të ketë pasoja serioze. Simptomat përfshijnë:
1) Dhimbje të muskujve
2) Ndjesi të ngjashme me shpimin e gjilpërave, mpirje, dridhje të muskujve, konfuzion, halucinacione etj
3) Luahatje humori
4) probleme me gjumin. Kalciumi është i lidhur me ciklin e gjumit dhe nivelet tona të kalciumit rriten dhe bien ndërsa flenë. Studimet kanë gjetur se paaftësia për të fjetur lidhet me mungesën e kalciumit dhe se ciklet normale të gjumit mund të çekuilibrohen kur nivelet e kalciumit nuk janë normale. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të rolit të kalciumit në krijimin e melatoninës, një hormon që na ndihmon të flemë.
5) thonjtë e dobët dhe të brishtë. E njëjta gjë vlen edhe për flokët dhe lëkurën tuaj nëse ka pamje të zbehtë dhe pa jetë –
Mungesë kalciumi
6) dhimbje dhëmbi. Shumica dërrmuese e kalciumit në trupin tuaj ruhet në kockat dhe dhëmbët, kështuqë niveli i ulët i kalciumit lidhet me prishjen e dhëmbëve dhe dhimbjen e dhëmbëve.
7) Hipokalcemia neonatale. Kjo vlen vetëm për foshnjat dhe ndodh zakonisht në pak ditë pas lindjes.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit