Ananasi njihet si frut me shumë veti të mira shëndetësore. Ndihmon shumë në sistemin e tretjes dhe në qetësimin e stomakut.
Ky frut është i ngarkuar më fibra dhe ndihmon në kurimin e infeksioneve të zorrëve. Për më tepër trajton kapsllëkun, transmeton arbresh.info.
Ja pse duhet të konsumoni ananasin:
1.Rrit imunitetin
Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.
2.Ndalon sëmundjet kronike
Ananasi është plot me antioksidantë dhe ka vlera të mëdha në parandalimin e qelizave brenda trupit. Ananasi parandalon disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, sklerozës dhe artritit.
3.Largon të ftohtin
E ftohura mund të ju vështirësojë përditshmërinë, prandaj duke e marrë parasysh që ananasi është i pasur me vitaminë C, lufton edhe të ftohtin dhe gripin që mund të ju mbërthejë në ditët e dimrit, ose në ditët e hershme të pranverës.
4.Mbush trupin tuaj me magnez
Ananasi përmban edhe magnez është një ndër mineralet kryesore për forcimin e eshtrave dhe të indeve, transmeton arbresh.info. Për këtë arsye, ky frut është mirë të konsumohet çdo ditë.
5.Pastron mushkëritë
Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.
6.Forcon eshtrat
Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73% . Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash
7.Rregullon shikimin
Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë