Sa herë keni dëgjuar se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës suaj?
Ndërkohë që mund të jeni të vetëdijshëm se kapërcimi i mëngjesit mund të çojë në shtim në peshë, gabimet e vogla që bëni çdo mëngjes gjatë përgatitjes së mëngjesit mund të jenë gjithashtu kundër produktive për regjimin tuaj të humbjes së peshës. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë brenda një hapësire kohore të caktuar, shmangni këto shtatë gabime në mëngjes.
1. I shtoni shije kosit -Ju mund të keni lexuar për përfitimet e ndryshme shëndetësore të kosit, por kosi i cili ka të shtuara përbërës që i japin shije sikurse sheqeri, e që shumë sosh igjeni në treg sot, bëjnë të kundërtën e humbjes në peshë, transmeton Indeksonline.
2. Ju pini shumë lëng frutash -Lëngjet frutore të paketuara përmbajnë sheqer, acid limoni dhe kimikate. Numri i kalorive në lëngjet tuaja të frutave ka shumë rëndësi dhe është mirë që gjithmonë të zgjidhni metoda natyrale e që është përgatitja e lëngjëve në shtëpi nga frutat e freskëta.
3. Hani ushqime indiane të skuqura në vaj -Problemi kryesor tek këto ushqime qëndron në faktin se ato skuqen në vaj dhe thithin një sasi të madhe të vajit e që është ndër përbërësit kryesor që ju bënë të shtoni në peshë. Këto ushqime kanë përbërje shumë të lartë të kalorive.
4. Ju hani çokollata për shtim të energjisë për një mëngjes të shpejtë- Çokollatat e energjisë janë bërë mjaft të njohura si ushqime ‘të shëndetshme’ për ata në programet e humbjes së peshës. Megjithatë, këto çokollata të energjisë gjithashtu kanë përmbajtje shumë të lartë të sheqerit. Sigurohuni që të lexoni me kujdes përbërësit para se të investoni në to dhe mos i blini në masë. Në vend të kësaj, mos i harxhoni paratë tuaja në këto çokollata të shtrenjta të energjisë sa më shumë që të jetë e mundur.
5. Palëpetullat Kush nuk e do një pjatë me palpetulla të të nxehta me cokollatë apo shurup frutash? Epo, kombinimi i brumit me këta përbërës që kanë plot kalori bëjnë që ju të shtoni peshë shumë shpejt.
6. Ju hani një mëngjes të lehtë -Ndërsa jeni duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të humbur peshë, ju keni shkurtuar në mënyrë drastike konsumin tuaj të kalorive. Nëse hani vetëm një vezë të zier ose vetëm një filxhan kafe për mëngjes, do të vuani vetëm nga dhimbje urie të forta gjatë gjithë ditës. Mos hezitoni të shtoni disa bajame, arra dhe gjithashtu karbohidrate të mira në mëngjesin tuaj.
7. Kuzhina juaj është e pajisur me bollgur salcë ose drithëra- Drithërat kanë shumë përfitime shëndetësore, por zgjedhja e bollgurit me salcë apo ushqime të ëmbla nuk do t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh