Google ADS

7 arsye pse duhet të pini një gotë me lëng panxhari çdo ditë

23:43 | 12 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Panxhari është i ëmbël, por është një rrënjë që për shumë njerëz mund të ngjaje e bezidsshme për ta konsumuar.

Megjithatë, studime të shumta thonë me zë të larte se panxhari duhet konsumuar shpesh, sepse sjell shumë të mira shëndetësore, transmeton portali arbresh.info

Përmes një reaksioni zingjiror në trup, panxhari ia del për mrekulli që të shërojë këto sëmundje.

Mësoni se cilat janë përfitimet shëndetësore të lëngut të panxharit:

  1. Parandalon kancerin

Një nga përfitimet kryesore të lëngut të panxharit është se njihet si anti-kancerogjen. Bekadaniani i pranishëm në lëngun e panxharit ndihmon në parandalimin e formimit të tumoreve kanceroze dhe gjithashtu detoksifikon trupin tuaj të të gjitha toksinave të dëmshme.

  1. Përmison përformancën fizike

Një studim i vitit 2012 ka treguar se pirja e lëngut të panxharit ndihmon në rritjen e niveleve të nitrateve të plazëms dhe rrit performancën fizike. Gjatë studimit, çiklistë të trajnuar të cilët konsumonin 2 gota të lëngut të panxharit përditshme treguan përmirësime në testin e tyre kohor 10 kilometra për afërsisht 12 sekonda. Ata ishin gjithashtu në gjendje të reduktonin prodhimin maksimal të oksigjenit.

  1. Shkëlqen lëkurën

Kur jeni të shëndëtshëm nga brenda, duket edhe jashtë. Lëngu i panxharit është një pastrues i madh i gjakut dhe është i pasur me vitamina C që ndihmon në shkëlqimin e lëkurës.

  1. Shëndeti i mëlçisë

Betaine është një nga përfitimet kryesore të lëngut të panxharit. Betaine ndihmon në stimulimin e funksionit të qelizave të mëlçisë dhe në mbrojtjen e kanaleve biliare dhe të mëlçisë.

  1. Zvogëlon presionin e gjakut

Panxharët janë të ngarkuar me kimikate natyrore të quajtura nitrate. Ato ndihmojnë në rrjedhjen dhe presionin e gjakut.  Një studim i vitit 2012 i botuar në British Journal of Nutrition ka zbuluar se një dozë e ulët e panxharit jep efekte të rëndësishme për presionin e gjakut.

  1. Parandalon kolesterolin

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, atëherë duhet ta merrni në konsideratë konsumimin e panxharit. Një studim i kryer në vitin 2011, ka gjetur se panxhari parandalon kolesterolin e keq.

  1. Burim i kaliumit

Kaliumi është një elektorlit mineral që ndihmon në forcimin e muskujve dhe në funksionimin e nervave. Nëse keni nivel të ulët të kaliumit, atëherë mund të ndjeni lodhje, dobësi dhe dhimbje muskulore. Kaliumi shumë i ulët mund të çojë në ritme anormale të zemrës që rrezikojnë jetën. Panxhari është i pasur me kalium, prandaj sugjerohet që të konsumohet sa më shpesh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme