Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit dhe i përket llojit Brassica, që gjithashtu përfshin brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Lakra ka disa ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile.
Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë pasi përmban ka fibra, folatë, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe vitamina B6, K dhe C. Përveç kësaj, ajo ka mikronutriente si vitamina A, hekur dhe riboflavin.
Së bashku me ushqyesit e rëndësishëm që përmban, lakra ka pak kalori dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, përfshirë polifenolet dhe komponimet e squfurit. Si e tillë lakra është një nga perimet me më shumë përfitime dhe ja disa prej tyre:
Lakra është një perime e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme. Një filxhan lakër e copëtuar përmban vetëm 22 kalori. Ajo mban shumë ujë dhe namban të ngopur më gjatë, parandalon urinë dhe e mban trupin të hidratuar.
Përfshirja e lakrës në dietën tonë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, përmbajtja e lartë e polifenolit në lakër ndihmon në parandalimin e ngritjes së trombociteve dhe redukton presionin e gjakut. Kjo nga ana tjetër ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Lakra gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës ose ndryshe kolesterolit të keq.
Duke qenë e pasur me jod, lakra përmirëson funksionimin e trurit dhe e bën sistemin nervor të funksionojë siç duhet. Në fakt, një sasi e shëndetshme e jodit luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve neurologjike, si sëmundja e Alzheimerit dhe çmenduria.
Gjithashtu, vitamina K në lakër ndihmon në përmirësimin e funksionimit dhe përqendrimit mendor. Vitamina K gjithashtu ndihmon në prodhimin e sphingolipideve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e nervave nga dëmtimi dhe prishja. Lakra ka disa vitamina B që luajnë një rol kyç në përmirësimin e qëndrueshmërisë mendore dhe kujtesës.
Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj të tretjes, përfshini lakër në dietën tuaj. Fibrat që gjenden në lakër ndihmojnë në promovimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve. Përmbajtja e ujit në lakër ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.
Plus që lakra ka veti anti-inflamatore natyrale që ndihmojnë në zbutjen e llojeve të ndryshme të problemeve të tretjes, duke përfshirë urthin.
Vetitë antioksiduese të lakrës ofrojnë një burim potencial terapeutik për menaxhimin e diabetit. Ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmon në prodhimin e insulinës. Përmbajtja e fibrave në lakër ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi ngadalëson thithjen e sheqerit.
Lakra është e dobishme për procesin natyral të detoksifikimit të trupit. Fibrat lidhen me toksina të dëmshme, duke mos lejuar që të absorbohen nga trupi dhe të ndihmojnë në heqjen e toksinave si produkte mbeturinash.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA