Aktivisti i Let’s Do It Kosova, Besnik Shabiu, u shpreh i pakënaqur me zbatimin e ligjit anti-duhan në vendin tonë.
Në një intervistë për Klan Kosova ai tha se pavarësisht se ligji për kontroll të duhanit ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2018, zbatimi i tij në praktikë lë shumë për të dëshiruar.
“Në fillet e tij ka pasur interesim shumë më të madh për të monitoruar zbatimin e këtij ligji në praktike, por vit pas viti ka shkuar duke rënë”.
“Pjesa më jo e pranueshme është fakti që kemi shumë pak gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji”
“Kemi pas shumë shpesh raste edhe në institucione publike, siç është edhe Kuvendi i Kosovës, ku deputetë të papërgjegjshëm e kanë promovuar një prej gjërave që është dashur më së paku të promovohen”.
“Gjobat janë nga 50 euro e deri në 20 mije euro, ndërkaq ato më të lartat i marrin ata që e promovojnë pirjen e duhanit, se ligji e ndalon çdo promovim të tij”.
Shabiu tregoi së 10 persona vdesin në minutë nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit dhe se duhani është njëri prej shkaktarëve kryesorë që lidhet me traktin e frymëmarrjes dhe kancerit të mushkërive.
“6 trilion cigare konsumohen çdo vit, e kjo shkakton probleme të mëdha edhe mjedisore”, përfundoi ai.
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?