Sulmet në zemër janë një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes së hershme në botën moderne.
Fatkeqësisht, kjo sëmundje zakonisht është shumë tinëzare. Megjithatë, pak para tragjedisë, trupi ynë na dërgon sinjale që nuk duhen injoruar, transmeton portali arbresh.info.
Këtu keni gjashtë simptoma që çdo grua duhet t’i dijë për të mbajtur sëmundjen sa më larg të jetë e mundur:
Dhimbje në shpinë, qafë, nofull dhe krahë
Këto shenja mund të jenë konfuze, pasi një atak në zemër lidhet kryesisht me dhimbje në gjoks ose në krahun e majtë, jo në qafë ose në nofull. Dhimbja mund të jetë progresive, bezdisëse, akute ose e papritur. Mund t’ju zgjojë edhe në mes të natës.
Dhimbje e fortë stomaku, të përziera
Disa sinjale të një sulmi të afërt të zemrës mund të ngatërrohen me shenjat e helmimit, gripit ose urthit të rëndë. Ndonjëherë gratë përjetojnë presion në rajonin e barkut, të cilat në përshkrimet e tyre krahasohen me “një elefant të ulur në stomak”, transmeton arbresh.info.
Djersë të ftohta
Djersa e ftohtë është një tjetër simptomë e zakonshme midis grave. Mund të duket disi e lidhur me stresin. Megjithatë, nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme më parë, më mirë vizitoni një specialist.
Pengesa në frymëmarrje dhe marramendje
Problemet me frymëmarrjen për arsye të padukshme janë shoqëruesit besnikë të një sulmi në zemër, veçanërisht nëse ajo përcillet së bashku me një simptomë tjetër.
Lodhje e tepërt
Edhe pas pushimit të gjatë ju ende ndiheni të stërlodhur dhe nuk mund të performoni një veprim të thjeshtë si (p.sh shkuarja në banjë), ky është një sinjal alarmues dhe një arsye për t’i vënë veshin sistemit tuaj kardiovaskular.
Presion dhe dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks, jo rehatia, djegia, një ndjenjë e presionit në gjoks – të gjitha këto simptoma manifestohen pa marrë parasysh gjininë tuaj. Megjithatë, gratë përjetojnë dhimbje, jo në anën e majtë por në tërë zonën. Nëse presioni apo dhimbja nuk largohet brenda minutave, thirrni doktorin tuaj menjëherë./Arbresh.info
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...