6 shenjat e prediabetit që çdo grua duhet t’i dijë

00:59 | 23 Prill 2017
Trina Galanxhi

Rastet me diabet të tipit 2 janë shtuar shumë së fundmi – diagnozat janë shtuar katërfish nga vitet 1980 deri në 2014. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me prediabetin (kur vlerat e glicemisë esëll janë midis 95- 105 mg/dl). Mund të çuditeni kur të mësoni se rreth 90% e njerëzve me prediabet nuk janë në dijeni të tij.

Prediabeti është një gjendje kur nivelet e sheqerit në gjak janë vazhdimisht të larta, por jo dhe aq shumë sa për t’u konsideruar diabet. Mënyra më e lehtë për të përcaktuar nëse keni diabet është të bëni një test të thjesht të gjakut. Testi më i saktë është A1C, që përcakton përqindjen e glukozës (sheqerit) në gjak.

Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon që njerëzit mbi 45 vjeç të kontrollojnë vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak. Nëse jeni mbipeshë, vuani nga sindroma policistike e vezores (PCOS), apo keni një familjar që vuan nga diabeti, duhet ta bëni më herët testin A1C.

Disa nga shenjat që paralajmërojnë për prediabet janë:

Njolla në lëkurë

Nëse jeni prediabetikë, mund të keni njolla të kuqërremtë, kafe ose të verdhë në lëkurë. Mund t’ju duken edhe enët e gjakut sipër lëkurës ose kjo e fundit është e acaruar.

Vijat e zeza përreth qafës, poshtë krahëve ose në ije mund të tregojnë gjithashtu se keni shumë insulinë në gjak.

Përdhes

Përdhesi – një lloj i artritit që formohet nga acidi urik në trup. Ky i fundit formon kristale në kyçe, tendina dhe kocka. Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ky lloj artriti janë më të rrezikuar nga diabeti, duke qenë se të dy këto gjendje shfaqen më shumë tek njerëzit që janë obezë.

Lëkurë e ashpër

Lëkura fillon të ashpërsohet dhe trashet tek gishtat e këmbëve e duarve, dhe mund të përhapet në të gjithë. Kjo ndodh kur sheqeri dëmton enët e gjakut.

Rënie të flokëve

Ka një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë rënie të flokëve, duke filluar nga gjenetika, tek përdorimi i ilaçeve të caktuara e deri tek stresi. Një tjetër shkaktar është edhe rezistenca ndaj insulinës, që është një nga shenjat e para të prediabetit dhe diabetit të tipit 2. Rezistenca ndaj insulinës pengon këtë të fundit të largojë sheqerin nga gjaku në qeliza, kështu përfundoni me nivele të larta të sheqerit në gjak.

Lodhje ekstreme

Është normale që me raste të ndihesh pak e lodhur. Por, nuk është aspak normale që të ndihesh vazhdimisht e rraskapitur sa nuk mund të bësh asgjë gjatë ditës. Mund të jetë faji i rezistancës ndaj insulinës, duke qenë se nëse sheqeri ngjitet në enët e gjakut, nuk mund të shkojë tek qelizat ku përdoret për energji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme