Google ADS

6 produkte ideale për një shëndet ideal dhe një trup të fortë

12:21 | 17 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Shpesh njerëzit mendojnë se vetëm ushtrimet dhe aktivitetet fizike mjaftojnë për të pasur një trup të fortë dhe një organizëm të shëndetshëm, pavarësisht mënyrës se si ushqehen. Duhet të dini që vetëm ushtrimet nuk funksionojnë nëse ne nuk dimë çfarë të konsumojmë, cilat janë pasojat apo të mirat e produkteve që ne hamë. Për këto arsye duhet të dimë se cilat janë produktet më të shëndetshme për ne dhe për ta bërë trupin tonë më të fortë.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Panxhari

Panxhari është dietik dhe një antioksidant i mrekullueshëm. Cila është arsyeja? Panxhari në kushtet e disponueshmërisë së ulët të oksigjenit (në rastin e stërvitjeve për një trup të shëndetshëm) ndihmon në rritjen e nivelit të oksigjenit në trup, si dhe për shkak se është një dietik i mirë, ai rrit funksionin e enëve të gjakut. Kjo ndihmon në përmirësimin e tolerancës tuaj ndaj ushtrimeve të mëdha dhe mund t’ju ndihmojë në rritjen e përfitimeve më të mëdha të fuqisë. Gjithashtu kjo zarzavate është e pasur me vitaminë A dhe C, të cilat janë dy antioksidantë të fuqishëm. Mënyra më e mirë e konsumimit të panxharit si dhe ruajtja e të gjitha vlerave që ai ka është në formën e një sallate.

Lakra

Lakra përmban shumë Phytonutrients dhe është anti-inflamatore. Ajo ndihmon në tretjen normale të ushqimeve dhe është veçanërisht e dobishme për thithjen e aminoacideve dhe proteinave që ju mund të fusni në dietën tuajën. Përveç kësaj, lakra përmban shumë phytonutrients, të cilat ndihmojnë shumë në shërimin e muskujve dhe i sjellin atyre përfitime të tilla si sulforaphane dhe glucoraphanin, të cilat gjenden me shumicë tek lakra, brokoli etj. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që këto produkte janë burime të mëdha antioksidantësh dhe janë anti-inflamatorë të shkëlqyer. Lakra mund të konsumohet në mënyra të ndryshme.

Elbi dhe Gruri

Të dy këto produkte përmbajnë shumë Carotenoids dhe Minerale. Elbi dhe gruri gjithashtu duhen konsumuar vazhdimisht sepse përmbajnë carotenoids të përziera (të cilat janë antioksidantë të fuqishëm), të cilat ulin plakjen qelizore dhe i mbajnë indet tuaja në gjendje të shëndetshme. Ata gjithashtu të dy së bashku përmbajnë minerale hekuri, kalcium dhe magnez, që luajnë një rol vendimtar në funksionin e muskujve, si dhe kanë aftësinë që trupi juaj të ketë mjaftueshëm oksigjen për të vendosur muskujt në punë. Këto produkte mund të konsumohen me përzierje të shumë produkteve të tjera dhe mund të jenë në listë të parët përsa i përket shumëllojshmërisë së vitaminave dhe të mirave që ata i sjellin trupit dhe organizmit të njeriut.

Majdanozi dhe erëza të tjera

Majdanozi dhe erëzat e tjera jo vetëm që shtojnë shijen e ushqimeve që ju konsumoni, por gjithashtu rrisin sasinë e lysine-ës në dietën tuaj. Lysine është një aminoacid që ndihmon në rritjen dhe shëndetin e indeve lidhëse që gjenden tek këmbët tuaja. Gjithashtu ajo ndihmon që nyjet tuaja nëse ndihen të lodhura apo të dëmtuara prej peshës apo lëvizjeve të shumta që ju bëni, të shërohen dhe ju të ndiheni më të lehtë kur ecni. Majdanozi nuk është vetëm një erëz në këtë rast, por edhe një ilaç shumë i rëndësishëm për gjithë organizmin tuaj.

Algat blu dhe jeshile

Algat përmbajnë aminoacide që përdoren për rritjen e metabolizmit tuaj. Ato gjithashtu janë një burim i madh i vitaminës B6, që është shumë e nevojshme për qëndrimin normal të metabolizmit tuaj, si dhe përmbajnë shumë proteina, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme. Duke qenë se është një produkt deti ju mund të mendoni se zëvendësohet me ndonjë lloj tjetër të peshkut apo të produkteve të tjera të detit, por nuk duhet të harroni faktin që vlerat që ju falin këto alga janë unike dhe nuk mund t’i gjeni tek asnjë produkt tjetër. Prandaj duhet të konsumoni të paktën një herë në javë nga ky produkt në mënyrë të tillë që edhe trupi juaj të ndihet më i fort dhe më i shëndetshëm.

Spinaqi

Ai është një burim i mirë i aminoacidit të arginine-s. Ky aminoacid është i rëndësishëm sepse stimulon gjendrat e hipofizës në mënyrë të tillë që ajo të prodhojë më shumë hormone të rritjes së metabolizmit të njeriut në mënyrë sa më të shëndetshme. Spinaqi është gjithashtu një burim i pasur i proteinave, të cilat janë baza për një shëndet të mirë të njeriut. Për të gjitha këto arsye spinaqi nuk duhet të mungojë në tavolinat tuaja, i gatuar në të gjitha mënyrat, por sallata është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme./gazetatelegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme