Google ADS

6 përqind e njerëzve në botë vdesin për shkak të pasivitetit fizik

00:19 | 2 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Mungesa e stërvitjes dhe pasiviteti fizik kanë shumë efekte negative tek njerëzit dhe janë përgjegjëse për 6 përqind të vdekjeve në botë, tha Dr. Hajla Kajihan.

Duke adresuar e-simpoziumin e parë virtual kombëtar mbi aktivitetin fizik, Dr. Kajihan, shef i Departamentit të Terapisë së Punës në Fakultetin e Shkencave të Shëndetit në Universitetin Biruni, vuri në dukje se pasiviteti fizik është bërë i zakonshëm sot në të gjithë botën, tranmseton portal arbresh.info

Sipas tij, pasiviteti fizik ndikon në kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë në 21 deri në 25 përqind të rasteve, ndikon edhe në diabet në 27 përqind të rasteve dhe për sëmundjet e zemrës deri në 30 përqind.

Ushtrimet dhe lëvizjet fizike janë metoda më efektive dhe më e lirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, mbipeshes, presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe disa llojeve të kancerit, tha profesori.

“Aktiviteti fizik ndihmon një individ të ndihet më energjik, i gjallë, aktiv dhe i qetë. Mbron dhe përmirëson shëndetin e njerëzve me lëvizshmëri të kufizuar dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara nga pasiviteti,” theksoi Dr. Kajihan./arbresh.info/

Të ngjashme