Sipas një studimi nga Imperial College London 6 milionë njerëzve po u jepen receta të gabuara të statinave (grup ilaçesh për ulje të kolesteroilit).
Ata ose janë duke marrë llojin e gabuar të ilaçit ose nuk e marrin dozën e rekomanduar, transmeton arbresh.info.
Ky gabim mund të rrisë rrezikun për sulmin në zemër për mijëra njerëz.
Mjekët nga kjo qendër thonë se situata është alarmante dhe kjo gjë duhet të rregullohet si një prioritet i shëndetit publik.
“Gabimi mund të korrigjohet sepse mijëra njerëz janë në rrezik për jetë, kjo duhet të jetë një prioritet i shëndetit publik, pacientët po marrin doza të gabuara të medikamenteve të cilat po e ulin kolesterolin. Miliona pacientëve tani u ofrohet një lloj i ilaçit i quajtur statina për të ulur sulmet në zemër, thonë studiuesit nga kjo qendër.
Sipas të gjeturave nga studimi para vitit 2005, mjekët përdorën ilaçet vetëm për ata që kishin një rrezik 30 për qind ose më të madh të vuajtjes së një sulmi në zemër brenda një dekade. Kjo u ul në një rrezik prej 20 për qind në vitin 2005 dhe në një rrezik 10 për qind në vitin 2014.
Tani studiuesit në Imperial College London kanë shikuar në dosjet mjekësore të 184,000 pacientëve për të krahasuar recetat kundër udhëzimeve kombëtare.
Nga pacientët me sëmundje të zemrës, vetëm 6 për qind u gjetën të jenë në ilaçin e rekomanduar në nivelet e duhura dhe rreth një në pesë nuk ishin nën mjekimin me statina fare. Vetëm 15 për qind e një grupi të dytë në rrezik ishin në mjekimin e rekomanduar dhe 38 për qind nuk ishin në asnjë statinë.
Ata vlerësuan se tre milionë pacientë në secilën nga dy grupet nuk po merrnin medikamentet e duhura për gjendjen e tyre./Arbresh.info
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...