Raste të gripit vdekjeprurës janë rritur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë javëve të fundit (dhe jo vetëm) dhe situata pritet të përkëqesëohet, paralajmërojnë ekspertët.
Por para se të bëni panik, duhet të dini këto mënyra për të mbrojtur veten nga të sëmurit në këtë dimër.
Sipas The Sun virusi H3N2, thuhet se është përhapur në të gjithë zonat e Mbretërisë së Bashkuar me rreth 4.5 milion njerëz që mendohet të jenë prekur nga gripi gjatë javës së kaluar.
Më poshtë keni gjashtë mënyra për ta parandaluar gripin dhe në rastet kur prekeni prej tij, si ta përballoni me sa më shumë lehtësi.
Larja e rregullt e duarve mund t’ju ndihmojë të shmangni gripin. Çdo gjë që ju prekni gjatë ditës është një terren i mundshëm për mbarështim të mikrobeve, sidomos në rastet kur dikush i prekur nga gripi ka teshtirë dhe më pas ka prekur në të njëjtën sipërfaqe.
Kur rrini ngrohtë dhe vishni mjaftueshëm rroba, keni më pak shanse të prekeni nga gripi. Kur ftoheni, sistemi juaj imunitar nuk punon si duhet, kështu që ju bëheni më të ndjeshëm ndaj viruseve. Ajri i ftohtë mund të irritojë edhe fytin, kraharorin dhe mushkëritë, duke shkaktuar kollë dhe dhimbje të fytit.
Një nga mënyrat më të lehta për t’u sëmurur është kequshqyerja dhe mungesa e gjumit gjatë dimrit. Kur ne abuzojmë me shëndetin tonë, trupi nuk është mjaftueshëm i fuqishëm për të luftuar kundër infeksioneve siç mund të bëjë në një gjendje normale.
Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të siguroheni se gjumi juaj është i qetë dhe i mjaftueshëm.
Të gjithë prej jush mund të jeni duke pyetur veten se çfarë do të thotë “teshtini siç duhet”.
Ekspertët rekomandojnë që gjithmonë duhet të mbani një shami në hundë dhe gojë para se të teshtini, në mënyrë që të parandaloni përhapjen e mikrobeve në duar dhe në sipërfaqe të tjera.
Pra nëse jeni të sëmurë me grip, ose ndjeni se po sëmureni, sigurohuni që të keni sa më shumë shami rreth jush.
Mënyra më e mirë për të shmangur gripin është që të vaksinoheni. Fëmijët e moshës nga dy deri në katër vjeç mund të bëjnë një vaksinim rutinë. Po ashtu edhe fëmijët pak më të rritur, vaksinohen në shkollë.
Gratë shtatëzëna dhe të moshuarit mbi 65 vjeç zakonisht mund ta përfitojnë falas vaksinimin kundër gripit. Gjithsesi, secili prej nesh mund të vaksinohet kundrejt një pagese, në mënyrë që të shmangë gripin.
Nëse shihni që dikush është i prekur nga gripi, mundohuni t’i qëndroni sa më larg. Shanset që ju të bini viktimë e virusit janë shumë të larta sa herë që ju jeni pranë të sëmurëve me grip, sidomos kur ata teshtijnë ose kolliten. Gjithashtu, nëse ju jeni sëmurë, merreni atë ditë pushim në mënyrë që virusi mos të përhapen te të tjerët./tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...