Heqja e materieve toksike të grumbulluara në trup është një nga aspektet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin.
Trupi i njeriut përbëhet nga shumë sisteme, organe dhe gjëndra, të gjitha të cilat supozohet të sigurojnë që toksinat të largohen nga trupi. Për fat të keq, shumë prej tyre kanë gjasa të bllokohen ndërkohë që disa prej tyre madje mund të ndalojnë funksionimin, transmeton portali arbresh.info
Një sistem që ndihmon procesin e largimit të toksinave, por nuk funksionon si duhet te shumë njerëz, është sistemi limfatik. Sistemi limfatik është pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar.
Mënyrat për të pastruar këtë sistem janë:
Ushtrimet
Ushtrimet e rregullta janë çelësi për një sistem të shëndetshëm limfatik. Në fillim, mjafton të filloni me ushtrime të lehta, ndërsa pas një kohe përpiquni që të kryeni edhe ushtrime më intensive.
Trajtime alternative
Masazha konsidrohet si proces i rëndësishëm për të çliruar sistemin limfatik. Një terapist i aftë mund të stimulojë qarkullimin në limfë, të largojë yndyrën dhe të largojë toksinat nga trupi juaj. Një alternative tjetër është edhe akupuntura.
Dush i ftohtë dhe i ngrohtë
Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, ndërsa uji i ftohtë i mbulon ato. Kjo procedurë krijon një veprim ‘pompë’ që detyon largimin e toksinave nga trupi. Kjo terapi nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për personat që vuajnë nga sëmundjet kardivaskulare.
Pini ujë të pastër
Është e këshillueshme që të pini rreth 8 gota me ujë të pastër në ditë. Gjithashtu preferohet edhe uji me limon.
Shmnagni veshjet e rrobave të ngushta
Duke veshur rroba të ngushta ju mund të ndaloni qarkullimin e duhur në sistemin limfatik. Veshjet e ngushta mund të dërgojnë në akumulumin e toksinave.
Merrni frymë thellë
Trupat tanë kanë tre herë më shumë lëngje limfatike se sa gjak, por nuk ka organ për ta pompuar atë. Veprimet e frymarrjes së shpeshtë dhe të thellë do të ndihmojnë sistemin limfatik për r transportimin e toksinave në gjak para se të detoksifikohen nga mëlçia./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?