Për të ruajtur shëndetin është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për higjenën, por nëse këto higjenën nuk e mbajmë në mënyrën e duhur atëherë ajo nuk është efektive.
Portal arbresh.info sjell për ju gabimet që bëjmë në lidhje me higjenën personale.
Laheni shumë shpesh
Mund të duket e çuditshme për ju, por larja e shpeshtë është shumë e keqe për shëndetin. Sipas ekipit të ekspertëve të sëmundjeve infektive në SHBA, larja e shpeshtë shpesh e bën lëkurën tuaj të thatë dhe të prirur për plasaritje. Kjo metodë lejon bakteriet që të hyjnë me lehtë në trupin tuaj.
Nuk i lani duart para dhe pasi të dilni nga tualeti
Bakteriet nuk gjenden vetëm në tualet, por në të gjithë shtëpinë. Nëse nuk i lani duart për një kohë, ju më pas do të mund të prekni organet intime, duke shtuar rrezikun për t’u prekur nga mikobet. Mikrobet janë veçanërisht të rrezikshme në zonën intime, kështu që rekomandohet që të lani duart para dhe pas përdorimit të tualetit, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: “Kinezët i hajnë minjtë e gjallë”, guvernatori italian kërkon falje për fyerjen
Përdorni një gisht për të lëshuar ujin
Tualeti është vendi më i ndyrë në shtëpi. Studimet kanë treguar se edhe 90 minuta pas lëshimit të ujit, mijëra bakterie ndodhen rreth tualetit. Mundohuni që ujin ta lëshoni me ndonjë letër, të cilën nuk do ta përdorni më pas.
Flini në një jastëk për një kohë të gjatë
Jastëkat e mbushur me sfungjetë janë parajsë për merimangat dhe bakteriet tjera. Me kalimin e kohës, ata mund të kalojnë fytyrën e një personi dhe të shkaktojnë probleme të lëkurës, alergji, probleme të frymëmarrjes, ënjtje … Ekspertët rekomandojnë larjen e jastëkëve një herë në javë në një temperaturë prej jo më pak se 60 gradë.
I lini kafshët të flejnë me ju
Ekspertët sugjerojnë që macet dhe qentë të mos flenë në të njejtin shtrat me njerëzit. Kafshët shtëpiake kanë bakterie që mund të shkaktojnë problem të mëdha në shëndet.
Lani fytyrën me sapun
Disa njerëz besojnë se larja e fytyrës me sapun dy herë në ditë, shmang problemet e lëkurës. Sapuni në të vërtetë bllokon poret dhe shkakton probleme në vend që t’i parandalojë ato. Dermatologët sigurojnë që sapunët janë funksionalë vetëm në pastrimin e duarve dhe të trupit. Kur përdoret në fytyrë, ne shkatërrojmë pengesën natyrore mbrojtëse dhe dëmtojmë pH-in normal të lëkurës./arbresh.info/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...