6 gabime që bëjmë në përdorimin e hudhrës

00:45 | 8 Maj 2020
Trina Galanxhi

Që hudhra të kryejë misionin e vet kurues dhe të jetë e dobishme për shëndetin e njeriut, së pari duhet të dimë si ta përdorim me efikasitet.

Në rast të kundërt dobitë e hudhrës do të kufizohen dhe nuk mund të arrijmë rezultatet e pritshme pozitive të saj. Njerëzi kryejnë disa gabime gjatë përdorimit të hudhrës si një mrekulli kuruese.

Gabimi 1– Përdorimi i hudhrës së përpunuar

Hudhra e përpunuar mund të përdoret vetëm si një lloj erze gjatë gatimit. Kur hudhra gatuhet ajo humbet një përbërës aktiv të saj, siç është acilina. Ajo është mjaft e pasur në përmbajtje sufluri dhe vepron atëherë kur përdorim hudhrën e gjallë dhe të papërpunuar, por që mund ta kemi prerë apo shtypur.

Por kujdes, se acilina shpërbëhet menjëherë sapo bie në kontakt me ngrohtësinë. Prandaj hudhra e përpunuar në formë pluhuri, apo e ruajtur e tharë nuk mund të përdoret për kurim mjekësor, pasi i mungon acilina. Ka një mënyrë me anë të të cilës edhe kur hudhra është e përpunuar apo e gatuar ruan cilësitë e saj maksimale të kurimit.

Copëtojeni hudhrën dhe pritni 10 minuta para se ta përgatisni për të patur sa më shumë elemente të dobishme të saj për shëndetin tuaj. Kur hudhra e copëtuar “pushon” për 10 minuta para përdorimit krijohet sinteza e acilinës dhe hudhra bëhet rezistente ndaj nxehtësisë në gatim.

Pas kësaj hudhra mund të gatuhet në zjarr të pakët për një periudhë kohe prej 15 minutash. Megjithatë përdorimi më i mirë hudhrës me qëllim kurimi është kur ajo konsumohet e freskët.

Gabimi 2- konsumimi i hudhrës në formë tabletash

Për të shmangur erën dhe shijen e fortë të hudhrës disa njerëz preferojnë ta konsumojnë atë në formë tabletash. Por rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e mira. Ashtu siç theksuam më sipër, për të aktivizuar përmbajtjen kuruese të hudhrës është e nevojshme që ajo të konsumohet e freskët dhe e copëtuar.

As në formë pilulash, pluhuri apo e tharë hudhra nuk mund të krahasohet me potencialin terapeutik që ka kur është në gjendje natyrale. Gazi fosforik që lëshon hudhra zhduket kur ajo është e tharë, e procesuar apo e gatuar, por në të njëjtën kohë zhduket dhe dobia e hudhrës për shëndetin e njeriut.

Hudhra e tharë ruan antioksidantët dhe mund të ndikojë në luftimin e qelizave të lira radikale , por këtë funksion do ta kryente më mirë nëse do të ishte e freskët. Sipas studjuesve efekti i hudhrës së freskët mund te krahasohet me atë të penicilinës.

Gabimi 3 –përdorimi i hudhrave jo të freskëta

Duhet të siguroheni që hudhrat të jenë të freskëta nëse dëshironi të japin rezultat në trajtimin tuaj. Hudhrat e freskëta janë zakonisht ato të njoma me bishta ngjyrë të gjelbër. Sipas studiuesve, hudhra më cilësore që duhet konsumuar për qëllime kuruese është hudhra organike.

Gabimi 4– Konsumi i sasive të vogla të hudhrës
Nëse jeni të vendosur për të luftuar infeksionet natyrale me anë të hudhrës duhet të konsumoni sasi të mëdha të saj. Vetëm një thelpi hudhre nuk mund të ketë asnjë lloj efekti.

Si dozë terapeutike e këshillueshme nga mjekët për përdorim të përditshëm të hudhrës është 2-3 thelpinj mesatarë. Njerëzit kanë demonstruar shërimin nga disa infeksione të rënda pasi kanë ngrënë 2-3 thelpinj dy herë në ditë.

Gabimi 5- ribërja e florës së stomakut

Për vetë faktin se hudhra vepron si antibiotik, nëse përdorni sasi të mëdha hudhre mund të dëmtojnë florën intestinale dhe të ulin numrin e baktereve të mira. Ashtu si dhe gjatë përdorimit të antibiotikëve në përgjithësi, trupi i njeriut ka nevojë për sasi të mëdha probiotikësh për të ruajtur ekuilibrin e florës intestinale (ose të zorrëve).

Mënyra më e mirë për ribërjen e florës është ajo e konsumimit të ushqimeve të fermentuara të cilat janë të pasura në probiotikë. Ndër këto ushqime përmendim kosin natyral, si dhe turshitë e ndryshme por kryesisht të lakrës. Nëse e keni të vështirë të gjeni ushqime të fermentuara mund të konsumoni probiotikë.

Gabimi 6- mbani një dietë të shëndetshme

Nuk duhet të besoni se hudhra vepron e vetme në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Për këtë qëllim duhet të bëni një jetë të shëndetshme si dhe një dietë ushqimore sa më të kontrolluar për vlerat e saj.

Një dietë e pasur në sheqerëra dhe ushqime të përpunuara nuk është e këshillueshme për mirëqenien e sistemit imunitar. Përpjekjet tuaja duhet të mbështeten nga ushqime të cilat mbrojnë shëndetin si: perime, fruta, ushqime probiotike, vajra të shëndetshëm, ushqime me pak proteina, dhe sa më shumë ujë./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme