Gjatë ditëve të verës, shalqiri është një ndër frutat që preferohet më së shumti.
Në këto ditë me vapë, një gjë është e sigurtë, se tashmë ka ardhur koha e shalqirit, shkruan portali arbresh.info.
Fruti që ka origjinën nga Afrika e Jugut, ka arritur popullaritet të mbarë botën, si për kënaqësi ashtu edhe për mirëqenie.
Ja 6 nga arsyet pse duhet të hani sa më shumë shalqi.
Përmison qarkullimin e gjakut
Shalqiri përmban një substancë të njohur si citrulinë. Çuditërisht, nivelet më të larta të citrullines gjenden në lëkurë, prandaj sygjerohet që mos ajo mos të hudhet tutje. Kjo substancë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon presionin e gjakut.
Është afrodiziak natyror
Kur citrulina tretet, konvertohet në një substancë të njohur si L-arginine, e cila lehtëson enët e gjakut – kudo. Në këtë mënyrë, shalqiri nxit epsh dhe konsiderohet si afrodiziak.
Përmison shikimin
Shalqini përmban Vitaminë A dhe konsiderohet si një ndër vitaminat kryesorë për përmisimin e shikimit. Çdo fetë shalqiri përmban sasi të konsiderueshme të Vitaminës C, duke ofruar parandalim teraupetik të verbërisë së natës, degjenerimit makular dhe sfidave të tjera të lidhura me moshën.
Përmban sasi të madhe të ujit
Nuk është aspak befasuese dhe një gjë e tillë tashmë dihet, se shalqiri përmban rreth 92 për qind ujë. Në këtë formë parandalon humbjen e lëngjëve në ditët e ngrohta. Përmban doza të ulëta të natriumit dhe shumë kalcium, magnez, kalium dhe elektrolite të tjera thelbësore hidratuese, të cilat çlirojnë trupin e toksinave të tepërta dhe të lëngjeve.
Përmison disponimin
Ngjyra dhe aroma e ndritshme e shalqirit mund të rregullojnë disponimin tuaj, por më e rëndësishmja është se shalqiri është një burim i shkëlqyer i Vitaminës B, që është vitamina kryesore për stabilizimin e humorit.
Parandalon sulmet nga vapa
Studimet kanë treguar se nëse jashtë është temperatura e lartë, trupi juaj humb energjinë deri në 75 për qind. Shalqiri jo vetëm që kthen lëngjet e humbura, por gjithashtu nxit ftohjen përmes lëshimit të djersës, duke parandaluar efektet e rrezikshme të sulmeve nga vapa./Arbresh.info
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...