Kikirikët janë ushqim që konsumohen nga shumë njerëz, por ndryshimi pozitiv vjen kur në dietën tuaj vendosni gjalpin e kikirikut.
Ajo është e bërë nga kirikët të thatë dhe të pjekur dhe bën pjesë në grupin e ushqimeve të shëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Është plot me lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin tuaj, por gjithnjë duhet konsumuar me moderim.
Arsyet se pse duhet të konsumoni gjalpë kikiriku janë:
Parandalon vdekjen e parakohshme
Studimet kanë treguar se porcionet e përditshme të kikirikëve janë efektivë në reduktimin e rrezikut të shkaqeve të shumta të vdekjes, veçanërisht të vdekshmërisë kardiovaskulare. Ato përmbajnë yndyrna të pangopura të pasura me antioksidantë që janë të dobishëm për shëndetin kardiovaskular. Këto komponime gjithashtu mund të ulin presionin e lartë të gjakut dhe ta normalizojnë atë.
Përmison shëndetin e muskujve dhe nervave
Magnezi është një lëndë ushqyese thelbësore që rregullon qindra reaksione kimike në trup dhe gjalpi i kikirikut është një burim i denjë për të. Ai përmban rreth 12% magnez të marrjes së rekomanduar ditore. Kjo do të thotë se vetëm 2 lugë gjelle nga ky gjalpë e shijshme mund të përmirësojnë shëndetin tuaj. Mund t’ju ndihmojë të mbani një sistem nervor të shëndetshëm, kocka dhe dhëmbë të fortë, temperaturë normale të trupit dhe nivele të larta energjie. Përveç kësaj, gjalpi i kikirikut gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e serotoninës që do të çojë në gjumë më të mire, transmeton portal arbresh.info
Rrit nivelin e energjisë
Gjalpi i kikirikut është një nga ato ushqime të lehta që mund të rrisë energjinë tuaj pasi është një alternativë e shkëlqyer e proteinave. Këto proteina dhe fibra nuk janë vetëm një burim i mrekullueshëm energjie, por edhe ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Normalizon nivelin e stresit
Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me yndyrna, si gjali i kikirikut përmbajnë beta-sitosterol që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit, hormonit të çliruar kur jeni nën stres. Ndonjëherë mund të ndjeni instinktivisht dëshirën për të ngrënë një ushqim që përban yndyrna me qëllim që trupi të normalizojë ato nivele të kortizolit. Nivelet e larta të yndyrave të ngopura të shëndetshme janë gjithashtu të dobishme për rritjen e sistemit imunitar.
Lufton obezitetin
Megjithëse gjalpi i kikirikut është i pasur me yndyrë, që përmban edhe 100 kalori në një lugë gjelle, studimet kanë treguar se ai mund të ndihmojë ehde në humbjen e peshës. Ushqimi që përmban nivele të larta të yndyrave të ngopura, si ato që gjenden në kikirikë, mund t’i ndihmojnë njerëzit të ulin peshën dhe gjithashtu të parandalojnë sëmundjet e zemrës. Ai gjithashtu përmban genistein, një përbërës që ndihmon trupin në reduktimin e yndyrës së depozituar.
Përmison shëndetin e trurit
Kikirikët janë të dobishëm për shëndetin e trurit për shkak të vitaminës E, zinkut, magnezit dhe niacinës. Ato gjithashtu mund të përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë tuaja njohëse, gjë që është e shkëlqyer për njerëzit e moshuar. Disa studime tregojnë se ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Pra, jo vetëm që ju bën më inteligjentë, por gjithashtu mbron trurin tuaj në terma afatgjatë. Dhe është një meze e lehtë e mrekullueshme për gjyshërit tuaj!/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...