Kanceri i zorrës së trashë është një problemet më të mëdha me të cilat është duke u ballafaquar mjeksia në ditët e sotme.
Sipas studimeve të shumta, kjo lloj sëmundje nuk kursen edhe njerëzit në moshë të re, transmeton portali arbresh.info
Një ndër produktet kryesore që parandalon këtë sëmundje është vitamina D të cilën duhet me patjetër ta merrni përmes rrezeve të diellit.
Por për të parandaluar këtë sëmundje duhet të bëni kujdes edhe më këto ushqime:
Alkooli
Abuzimi me alkoolin është një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për këtë lloj kanceri. Natyrisht, që një ose dy pije në ditë nuk shfaqin rrezik, por nëse konsumohet në mënyrë të rregullt, alkooli rrit rrezikun e këtij lloj kanceri dhe shfaq edhe shumë probleme tjera shëndetësore.
Mungesa e hudhrave në dietë
Hudhra është një ndër perimet më të shëndetshme që posedon karakteristika të forta antibakteriale. Gjithashtu parandalon shfaqjen e rrezikut të kancerit në zorrë të trashë. Hudhra është aq e fuqishme saqë ndihmon në forcimin e imunitetit dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme dhe shëron infeksione të ndryshme.
Obeziteti
Ruajtja e peshës është një ndër faktorët kryesorë që ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Sipas një studimi të bërë në 2014, njerëzit obezë kanë gjasa të preken më shumë nga kanceri në zorrë të trashë. Njerëzit më të prekur nga kjo sëmundje janë ata që konsumojnë ushqim të shpejtë.
Mishi i kuq
Studimet e fundit tregojnë se mishi i kuq mund të shkaktojë kancer të zorrës së trashë. Megjithatë, çështja nuk është vetëm mishi, por mënyra se si është gatuar. Prandaj, mishi i kuq shpesh modifikohet gjenetikisht dhe nëse mishi merret nga lopët të cilat nuk ushqehen me bar, mund të shkaktojë probleme të tilla.
Mishi i përpunuar
Mishi i përpunuar, si proshura, hamburgeri dhe sallama konsiderohen të dëmshme për shëndetin. Është pse kanë shije të mirë, këto ushqime janë ndër faktorët kryesorë të kancerit në zorrë të trashë.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...