Pirja e duhanit është zakon i keq dhe miliona njerëz në botë shpenzojnë shuma të mëdha të parave për largimin e varshmërisë sepse duhani i dëmton mushkëritë, shkakton kancerin dhe shumë sëmundje tjera.
Edhe pse nuk është kontestuese se pirja e duhanit është e dëmshme, mbi të gjitha sa i dëmshëm është ky zakon shkruan qartë edhe në vetë paketimin e cigareve, ka edhe gjëra tjera që janë, besoni apo jo, më të dëmshme se pirja e duhanit. Koha moderne sjell shumë faktorë të cilët pirjen e duhanit e zbresin nga vendi i parë sa i përket dëmtimit të organizmit.
Cilët janë këto zakone që shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dalëngadalë na vrasin?
Vetmia
Hulimtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Definitivisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.
Të qëndruarit ulur
Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht mosaktiviteti fizik është diçka që po merr përmasate epidemisë dhe që po i godet të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga probleme të ndryshme shëndetësore.
Mungesa e gjumit
Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që flejnë pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e duhanit.
Solariumi
Shumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve sepse dermatologët kanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e lëkurës madje edhe të mushkërive.
Ushqimi jo i shëndetshëm
Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura yndyrore ndikon në zhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja e duhanit. Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhanit./eo/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...