Google ADS

5 ushqimet më të shëndetshme që duhet t’i hani në dimër

23:27 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Jashtë bën ftohtë dhe dimri shpeshherë na gënjen me mënyrën e të ushqyerit.

Ne jemi të prirur të hamë gjëra të ngrohta, me yndyrë, sheqerna dhe brumëra.

Lexoni më poshtë pesë ushqime të shëndetshme, që duhet të jenë pjesë e ditës tuaj në dimër.

1. Shega

Shega është humb e mirë për shëndetin e zemrës. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidantë, dhe një filxhan në ditë do ju mbrojë nga kolesteroli i keq në gjak. Prija e lëngut të shegës përmirëson edhe qarkullimin e gjakut, i cili në dimër nuk kryhet normalisht.

2. Perime me gjethe të errët

Perimet me gjethe të errët, lulëzojnë dhe në dimër, dhe prandaj ata duken si të zymta, por janë të freskëta. Këto perime janë të pasura me vitamina A, C dhe K, dhe janë burime të shkëlqyera të folatit, të rëndësishme për gratë që janë shtatzënë.

3. Agrume

Pemët agrume si limoni, portokalli, mandarina, mund t’ju shtojnë dritën e diellit në këto ditë të zymta. Ata janë të ngarkuara me vitamina C, dhe janë burime të flavonoideve, të cilat rrisin kolesterolin e “mirë”.

4. Patate

Patatet janë të pasura me lëndë ushqyese. Ata janë burim i shkëlqyer i dy simuluesve të imunitetit, vitaminës C dhe B6. Ato janë një burim i mirë edhe i folatit, i nevojshëm për gratë shtatzënë. Ndërsa patatet e purpurta janë të pasura me antioksidantë, ulin rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, pezmatimit dhe infamacionit.

5. Kunguj dimri

Ka shumë lloje kungujsh dimri, dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ngrënë kur jashtë bën ftohtë. Një filxhan kungull dimri i gatuar ka pak kalori, por është i lartë në vitaminat A, C dhe K.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme