Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.
Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.
Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.
Buka e bardhë
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar.
Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes.
Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2.
Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.
Rrushi i thatë
Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat.
Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.
Bananja
Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës.
Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha.
Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.
Patatinat
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë.
Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.
Djathi i pasterizuar
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit.
Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin./agroweb
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...