Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar dietën tuaj, në mënyrë që të ruani shëndetin.
Mjekja amerikane, Uma Naidoo, e cila studion dhe studion bakteret në zorrë dhe proceset metabolike që mund të ndikojnë në funksionin e kujtesës, shpjegon se studimet tregojnë se ekziston mundësia për të reduktuar mundësinë e demencës nëse shmangen disa ushqime, transmeton portal arbresh.info
“Këto janë ushqime që unë i shmang pikërisht sepse nxisin inflamacionin dhe shkatërrojnë shëndetin e trurit”, shpjegoi ajo.
Sheqeri
Edhe pse truri e merr energjine e tij përmes glukozës, një dietë e pasur me sheqer mund të dërgojë në sasi të tepërt të glukozës në tru, duke dërguar kështu në probleme me kujtesën dhe ndryshime në hipokampus, pjesa e trurit që kontrollon kujtesën.
Ëmbëlsira dhe pijet me gaz shpesh janë plot me sheqer dhe për të arsye duhet shmangur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që konsumimi i sheqerit në baza ditore të jetë më pak se 10 për qind e marrjes totale ditore të energjisë kur bëhet fjalë për fëmijët, por edhe për të rriturit.
Pra, nëse marrim 2000 kalori në ditë, deri në 200 kalori duhet të vijnë nga sheqeri, shkruan cnbc.com.
Ushqimet e skuqura
Patatet, peshku apo pula e skuqur janë ushqimet e preferuara të shumë njerëzve, por kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, do të ishte e nevojshme të reduktoni konsumimin e ushqimeve të skuqura.
Një studim tregon se një dietë e pasur me ushqime të tilla shoqërohet me rezultate të këqija në testet e kujtesës.
Arsyeja mund të jetë se ushqimi i përgatitur në këtë mënyrë mund të shkaktojë procese inflamatore dhe të dëmtojë enët e gjakut që çojnë lëndët ushqyese në tru.
Karbohidratet
Megjithëse buka dhe makaronat nuk kanë shije të ëmbël, truri i përpunon ato në të njejtën mënyrë sikurse edhe sheqernat.
Kjo do të thotë se ato gjithashtu mund të rrisin rrezikun e depresionit. Nuk është e nevojshme të eliminoni plotësisht karbohidratet nga dieta juaj, por duhet të jeni të kujdesshëm me atë që hani.
Karbohidratet me cilësi më të mirë janë drithërat, ushqimet plot fibra dhe ato që kanë një indeks glicemik më të ulët. Ushqimet që duhet të hani më pak janë patatet, buka e bardhë dhe orizi i bardhë.
Alkooli
Përderisa alkooli mund të lehtësojë stresin nga jeta e përditshme, konsumimi i vazhdueshëm mund të dërgojë në probleme të mëdha.
Archana Sing-Manoux, një profesore dhe shkencëtare në Institutin Francez për Shëndetin dhe Kërkimin, ndoqi 9000 njerëz për 23 vjet për të konfirmuar se çfarë i bën alkooli trurit.
Rezultatet tregojnë se njerëzit që pinë alkool ose që pinë më shumë se 14 pije në javë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës në krahasim me ata që e pinin atë në mënyrë të moderuar.
Personat që pinë më shumë se 14 pije alkoolike në javë konsiderohen si ata që pinë shumë.
Alkooli nuk duhet konsumuar për të harruar shqetësimet dhe sigurisht nuk duhet pirë shpesh.
Nitratet
Ato përdoren për të zgjatur jetëgjatësinë e ushqimit dhe për të përmisuar ngjyrën e tyre. Ushqime të tilla janë proshuta dhe salsiçet, dhe konsumimi i tyre mund të shoqërohet me depresion.
Një studim i fundit tregoi se nitratet mund të ndryshojnë gjendjen e zorrëve në mënyrë që të ndikojnë në ekuilibrin e baktereve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...