Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes.
Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë.
Të gjithë kemi dhimbje stomaku në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi se kemi kancer në stomak. Nuk është ndër llojet e kancerit më të zakonshëm dhe në shumë raste dhimbjet e stomakut nuk vijnë si pasojë e kancerit. Sa i zakonshëm është kanceri i stomakut?
Rreth 1 në 11 të rritur zhvillojnë kancer të stomakut në një moment të jetës së tyre. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Kanceri i stomakut zakonisht nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN.
Edhe pse ka mutacione gjenetike shumë të rralla të lidhura me këtë sëmundje, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të bëhet testi, vetëm nëse shumë njerëz të afërt me ju e kanë pasur këtë sëmundje. Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet:
5.Urth: Urthi mund të jetë gjithashtu një paralajmëruese e kancerit në stomak. Predispozitat janë më të larta që simptomat t’i përkasin një problemi tjetër dhe jo kancerit, megjithatë është mirë të bëni një vizitë tek mjeku për të zbuluar çfarë nuk shkon.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...