Stresi është një ndër armiqtë që po rrezikon gjithmonë e më shumë jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik të shumë njerëzve në të gjithë botën.
Sipas një studimi nga Firdaus Dhabhar, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Shkollën Mjekësore Miller të Universitetit të Miamit, periudhat akute të stresit, që zgjasin nga pak minuta në disa orë mund të forcojnë sistemin imunitar.
Por, nëse stresi është kronik dhe zgjat shumë domethënë për disa javë, muaj ose edhe vite mund të shkaktojë ndryshime negative në sistemin imunitar dhe funksione të tjera biologjike. Çfarë lloj ndryshimesh? Stresi kronik pengon sistemin imunitar të mbrojë trupin nga sëmundjet dhe patogjenet. Ai ndikon gjithashtu negativisht tek funksioni i qelizave dhe zhvillimin e inflamacionit, shkruan Shendeti.com. Si pasojë, ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe problemeve të mëposhtme shëndetësore:
1.Shtim në peshë: Stresi kronik mund të shkaktojë një rritje të vogël të niveleve të hormoneve të urisë, të quajtura glukokortocoide. Nëse niveli i këtyre hormoneve është i lartë, rritet edhe dëshira juaj për të ngrënë. Rezultati është shtimi në peshë, deri në obezitet.
2.Rritje të nivelit të lartë të tensionit: Siç mund ta keni dëgjuar, stresi lidhet ngushtë me instinktet e trupit lufto ose duro, që zhvillohen për të ndihmuar njerëzit për të shmangur ndodhitë e këqija. Për t’i mbijetuar një situate jetë a vdekje, stresi ndez sistemin nervor simpatetik, që nga ana tjetër rrit tensionin e gjakut, kështu gjymtyrët dhe muskujt janë gati për aksion. Asnjë nga këto nuk është një gjendje e përkohshme. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të tensionit të gjakut mund të ndërhyjnë në zemër dhe të çojnë në dëmtim dhe bllokim të arterieve.
3.Dhimbje kyçesh: Sëmundjet autoimunitare janë gjendje ku mbrojtësit natyralë të trupit sulmojnë gabimisht qelizat e shëndetshme. Rezultat i këtij sulmi është shpesh inflamacioni, që mund të çojë në dhimbje të kyçeve për personat që vuajnë nga artriti reumatoid. Duke qenë se stresi shkakton inflamacion, mund të përkeqësojë edhe më shumë simptomat e sëmundjeve autoimunitare, përfshirë artritin reumatoid, si edhe problemet e lidhura me zorrës, si sëmundja celiake dhe lupusi. Studimet kanë treguar madje se stresi mund të shkaktojë çrregullime autoimunitare
4.Akne: Pak rëndësi ka nëse stresi është akut ose kronik, ai mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurë. Kjo ndodh sepse hormonet stresit ,sidomos kortizoli, mudn të rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe qarkullimin qelizave. E gjitha kjo përkthehet në shfaqjen e puçrrave në fytyrë, si dhe probleme të tjera me lëkurën
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...