Proçesi i lindjes fillon në momentin që kontraksionet uterine janë shumë të forta dhe ritmike, pra në intervale të njëjta kohore dhe zgjasin po njësoj.
Zakonisht kontraksionet janë rreth 2-3 kontraksione çdo 10 minuta ndërsa qafa e mitrës është hapur rreth 80%. Ja cilat janë pesë shenjat paralajmëruese që nuk duhet të neglizhoni:
Rënia e tapës mukoide
Është kjo tapë që arrin të mbrojë fetusin duke mbyllur qafën e mitrës në mënyrë që të mos hyjnë bakteriet. Në momentin që do të fillojë lindja gruaja do të ketë shenja rozë në kafe në formë xheli. Nga ky moment lindja mund të fillojë pas disa minutash deri në disa orë.
Plasja e mukusit
Ky lëng disi i trashë në formë mukusi mund të dalë edhe ndërsa jeni në banjo. Mund të ndodhë që lëngu të dalë pak nga pak.
Plasja e ujrave
Në momentin që do të plasin ujërat ju do ta kuptoni, pasi do të ndieni një ndjesi sikur diçka po shpërthen në zonën intime dhe më pas do të dalë lëngu amniotik.
Do të ndiheni shumë energjike
Nëse papritur do të ndieni një dëshirë të madhe për të pastruar, bërë një sërë veprimtarish të tjera dhe nuk lodheni duhet të përgatiteni për të pritur së shpejti fëmijën tuaj.
Kontraksionet e rregullta
Kontraksionet false nuk duhet t’ju ngatërrojnë. Ato janë të përqëndruara në fund të barkut dhe nuk forcohen apo shfaqen të rregullta. Nëse lëvizni dhe qetësoheni nuk duhet të mendoni se lindja po fillon. Nëse kontraksionet janë të rregullta, duke filluar të rriten, dhe janë të përqëndruara në zonën pelvike (zonën e legenit), atëherë fëmija juaj është duke ardhur. Nëse keni një nga shenjat e mësipërme duhet të flisni me mjekun në telefon dhe ai do t’ju thotë nëse duhet apo jo të shkoni në spital.
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...
Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë nga Prokurori...
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?