Gjinia ka një ndikim të fortë në prevalencën e sëmundjeve të ndryshme.
Për shembull, sëmundjet e zemrës mendohet se prekin më shumë gjininë mashkullore.
Statistikat tregojnë të kundërtën.
Gratë dhe vajzat njihet që kanë një zemër të fortë, por ato nuk janë të mbrojtura nga ataku në zemër.
Sipas AgroWeb.org, gratë kanë më shumë gjasa të humbasin jetën si pasojë e një ataku në zemër.
Studimet gjithashtu konfirmojnë se gratë janë më të rrezikuara nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës se burrat.
Shenjat e Fshehta të Atakut Në Zemër
Ataku në zemër ndodh kur një pjesë e zemrës dëmtohet si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Shkaku më i përhapur i atakut në zemër është kur depozitat yndyrore bllokojnë enët e gjakut .
Këto të fundit janë përgjegjëse për furnizimin e zemrës me oksigjen dhe ushqyes të tjerë të nevojshëm.
Lodhje e Pazakontë
Nëse krejt papritur ndiheni tepër të lodhur e të drobitur, kini kujdes dhe jini të vëmendshëm.
Sidomos, nëse lodhja shoqërohet me një shtrëngim të beftë në kraharor.
Vështirësi në Frymëmarrje dhe Djersitje
Nëse nuk ngopeni me frymë dhe djersisni ndonëse jeni shtrirë, ose nëse këto simptoma përkeqësohen pas një aktiviteti fizik, tregoni kujdes.
Këto simptoma mund të shoqërohen edhe me shtrëngim të kraharorit ndaj duhet të vizitoheni tek mjeku.
Dhimbje Kraharori
Dhimbja e kraharorit është një shenjë paralajmëruese se ka diçka që nuk shkon në organizëm.
Ajo mund të shoqërohet me dhimbje mesi, nofulle ose në njërin krah dhe të sinjalizojë ardhjen e një ataku në zemër.
Probleme me Stomakun dhe Urth
Nëse ju kap urthi kur keni ngrënë diçka të yndyrshme e të rëndë, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.
Megjithatë, nëse urthi është i një niveli të papërjetuar më parë, konsultohuni me një mjek.
Në raste të tjera, ataku në zemër tek një grua sinjalozohet edhe nga të vjellat, të përzierat ose probleme me stomakun.
Hapat Që Duhet Të Marrë Një Grua Për Shëndetin e Zemrës
Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që gratë dhe vajzat duhet të kufizojnë konsumin e sheqerit.
Ai rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
Gratë dhe vajzat duhet të konsumojnë shumë vitaminë C dhe vaj peshku.
Të dy këto suplementë janë plot e për plot me antioksidantë dhe mbrojnë enët e gjakut.
Vitamina K dhe D3 është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e zemrës dhe të enëve të gjakut.
Aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, hudhra dhe lënia e duhanit janë hapa të rëndësishëm për një grua me zemër të fortë.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2