Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe i treti që shkakton paaftësi fizike. Sipas qindra studimeve ndërkombëtare, mjekët e dinë se sa pak kohë kanë në dispozicion për të ndihmuar pacientët.
Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin. Pasojat varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë.
Disa nga shenjat e hershme që paralajmërojnë goditje në tru:
Ekuilbri
Dikush që mund të pësojë goditje do të ketë një humbje të papritur të balancës apo koordinimit. Detyra të thjeshta, si për shembull vendosja e gishtit në hundë për këta persona do të jetë e pamundur.
Sytë
Shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditjet. Një person që mund të përjetojë ndryshime të papritura në shikim, turbullime dhe verbëri të njërin sy duhet të konsultohen menjëherë me mjekun. Rreth dy të tretat e atyre që pësojnë goditje ju përkeqësohet shikimi deri në verbëri.
Fytyra
Ndryshimi i strukturës së fytyrës, njëra anë më e rënë se tjetra, njëri sy që duket më i përgjumur dhe i mbyllur, ndryshimi i buzëqeshjes në të dy anët e fytyrës mund të diktojë për goditje në tru.
Krahu
Dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.
E folura qartë
Ata që përjetojnë goditje e kanë të pamundur të flasin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Pas goditjes shumica e njerëzve përjetojnë afazinë. Afazia është gjendja kur truri nuk është më në gjendje të kuptojë fjalët e duhura për atë që po mendon. Këto gjendje mund të përmirësohen përmes terapisë së fjalës. Faktori kohë është më i rëndësishmi në këto raste.
Shanset për shërim – Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, shprehen se sa më shpejt të lirohen arteriet kryesore nga bllokimi tek pacientët me goditje të rënda në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit, madje mjekët kanë një mjet për hapjen më shpejt të arterieve.
Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe pa furnizim me gjak, qelizat e trurit fillojnë të vdesin – prandaj koha është me rëndësi thelbësore për trajtimin e goditjes në tru.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...