Pranvera është padyshim stina më festive për njeriun. Rrobat e trasha paketohen ‘larg syve, larg trupit’ dhe garderoba bëhet gati për rroba të lehta e plotë ngjyra.
Megjithatë, ndikimi i pranverës shtrihet përtej garderobës. I gjithë organizmi përmirësohet a thua se sistemi imunitar ka fituar llotarinë.
Gëzimi i pranverës ndihet në ajër dhe ekspertët besojnë se truri ndikohet menjëherë nga kjo stinë e mrekullueshme. Ekspertët paralajmërojnë se humori i njeriut ndryshon në varësi të stinëve. Ndërkohë , studime thonë se me ardhjen e pranverës ndryshojnë shumë gjëra përveç sistemit imunitar. Mënyra se si ne perceptojmë ngjyrat apo funksione të tjera të trurit ndryshojnë me ardhjen e pranverës. Një studim , shpjegon se performanca mendore dhe kujtesa është shumë më e mirë në pranverë se në vjeshtë. Kur vjen puna tek vëmendja, ajo është më e mirë në verë dhe më e keqe në dimër.
5 Mënyrat Sesi pranvera ndikon në shëndetin e trurit dhe trupit
Temperaturat
Ndikimi i parë është ai i temperaturave të cilat rriten ndjeshëm. Kjo nënkupton më shumë kohë për aktivitet fizik dhe më shumë ushqyerje të shëndetshme.
Dielli Dhe Vitamina D
Ekspozimi më i gjatë në diell nënkupton një rritje të aftësisë së trupit për të prodhuar më shumë vitaminë D. Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për kockat por edhe për shëndetin e trurit. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, përkeqësojnë funksionet mendore.
Lumturia
Bota u prezantua me ndikimin e stinëve në mirëqenien e njeriut që në vitet 80. Ishte pikërisht Norman Rosenthal, sipas të cilit ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bën njerëzit përgjithësisht më të lumtur dhe optimistë. Kjo i atribuohet pranisë afatgjatë të dritës natyrale.
Gripi
Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze, thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit dhe luhatje humori. Megjithatë, këto mund të stabilizohen me aktivitet fizik, falë të cilit organizmi çliron më shumë endorfinë. Në pranverë, instinkti i parë në mëngjes është hapen dritaret e të thithet ajri i freskët i pranverës. Drita e saj ndriçon shtëpinë, trupin dhe trurin dhe sjell më shumë lumturi dhe motivim./AgroWeb
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League