Koronavirusi, që ndryshe njihet si Covid-19, vazhdon që të përhapet me shpejtësi të madhe në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur atë pandemi, ndërsa ka theksuar se Europa është qëndra më e goditur nga sëmundja, transmeton portal arbresh.info
Shumë vende të botës kanë mbyllur shkollat, shitoret dhe njerëzit janë detyruar që të qëndrojnë në shtëpi.
Tani njerëzit janë duke menduar se si të forcojnë sistemin imunitar, në mënyrë që të kalojnë këtë pandemi.
Mënyrat më efikase për të parandaluar koronavirusin janë:
Zvogëlimi i stresit
Stresi rrit shanset për t’u prekur nga gripi dhe ftohja dhe parandalon shërimin e sëmundjeve. Mjekët rekomandojnë të shijoni këtë rostiçeri (të bërë me kos grek, fara luledielli dhe fëstëk dhe luleshtrydhe), e cila është e mbushur me probiotikë, yndyrna të shëndetshme, fibra, vitaminë C, triptofan, dhe antioksidantë, të gjitha këto mund të ndihmojnë për të zvogëluar nivelin e stresit tuaj.
Sigurohuni të bëni gjumë të rehatshëm
Mungesa e gjumit të mjaftueshëm rrit shanset për t’u sëmurë. Mjekët këshillojën që para gjumit të bëni disa rituale, në të cilat përfshihen ushtrimet e jogas, ose një dush me ujë të vakët. Në dhomën e gjumit temperatura duhet të jetë ideale dhe flini në një dyshek dhe jastëk të rehatshëm.
LEXO EDHE: Koronavirusi: Tre miliardë njerëz në botë nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun
Vitamina D
Disa studime raportojnë se vitamina D mund të zvogëlojë shkallët e zhvillimit të infeksioneve të frymarrjes, ndërsa studime të tjera kanë zbuluar se marrja e vitaminës nuk kishte efekt. Vitamina D raportohet se është e lidhur me prodhimin e proteinave antimikrobike që mund të shkatërrojnë viruset dhe bakteret, sipas NYT. Nëse jeni të shqetësuar për nivelin tuaj të vitaminës, flisni me mjekun dhe nëse mund të jetë e nevojshme një shtesë, transmeton portal arbresh.info
Mos pini shumë
Situatat stresuese mund të bëjnë që njeriu t’i lëshohet ca gotave me pijedhe mundësisht të pijë shumë, por pirja e tepërt është treguar se e bën dikë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes, të rikuperohet nga infeksionet më të ngadalta dhe ndoshta të dëmtojë sistemin imunitar. Si gjithmonë mjekët rekomandojnë pijen e moderuar.
Hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar
Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme të tëra që janë ushqyese dhe jo të përpunuara është e shkëlqyeshme për trupin tuaj dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm, por raportohet se nuk ka ushqime specifike të cilat janë vërtetuar se forcojnë imunitetin. Thjesht fokusohuni te ushqimet që ju japin energji. Mjekët rekomandojnë që në dietën tuaj të shtoni shafranin e indisë me arrën e kokosit./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...