Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksionet e traktit urinar, e dini sa të dhimbshme dhe frustuese mund të jenë, sidomos nëse rikthehen sërish. Edhe pse mund t’i lehtësoni dhimbjet dhe simptomat e infeksionit urinar me anë të antibiotikëve brenda pak ditësh, ka disa masa të thjeshta që mund të merrni për të parandaluar rikthimin e tyre.
Që t’i thoni lamtumirë urinimit të shpeshtë, ndjesisë së djegies dhe simptomave të tjera të padëshirueshme, filloni të bëni këto ndryshime. Sekreti është të mbani bakteret larg traktit urinar, transmeton Shendeti.com.al.
Pini sa më shumë ujë – Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar infeksionet e traktit urinar është të nxirrni bakteret jashtë fshikëzës dhe traktit urinar para se të futen më thellë. Nëse jeni të mirë-hidratuar, nuk do të qëndroni për shumë kohë pa urinuar.
Pastrohuni nga përpara-mbrapa. Bakteret zakonsiht qëndrojnë në pjesën e anusit. Nëse pastroheni nga para-pas, sidomos pasi keni jashtëqitur, rreziku është më i ulët që bakteret të kalojnë në uretër.
Lahuni para se të kryeni marrëdhënie seksuale dhe urinoni më pas. Lahuni me ujë të bollshëm para se të kryeni marrëdhënie seksuale. Kjo ndihmon që bakteret të qëndrojnë larg retrës. Ndërsa urinimi pas seksit ndihmon në nxjerrjen jashtë të çdo bakteri që ka hyrë në traktin urinar.
Qëndroni larg produkteve që shkaktojnë irritim të vaginës. Shmangni pudrat me aromë, deodorantët dhe produkte të tjera që shkaktojnë irritim të vaginës.
Metodat për kontrollin e lindjes. Disa metoda për parandalimin e shtatzënisë, si diafragma, spermicide ose prezervativi mund të shkaktojnë shfaqje të infeksioneve urinare duke qenë se kontribuojnë në zhvillimin e baktereve. Nëse prekeni shpesh nga infeksionet urinare dhe përdorni një nga këto metoda për kontrollin e lindjes, përdorni lubrifikant për thatësinë vaginale dhe përdorni metoda të reja për kontrollin e lindjes.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu veshjen e të brendshmeve prej pambuku dhe shmangien e rrobave shumë të ngushta që mund shtyjnë bakteret afër uretrës.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League