Kur bëhet fjalë për arritjen e objektivit për t’u dobësuar, ne kemi po aq durim sa kur ngelemi në trafik ndërkohë që jemi vonë për punë.
Megjithatë, që të arrini objektivin sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të harroni dietat drastike, pasi vetëm sa do t’ju shtojnë në peshë.
Edhe nëse humbisni më shumë se 2 kg në javë me një dietë të shpejtë, do t’i rifitoni këto kile më shpejt seç mund ta mendoni.
Ndryshe nga dietat me ushqim, këto 5 udhëzime të dhëna nga ekspertët do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë shpejt pasi po bëni zgjedhje të zgjuara dhe jo të vështira. Ja si ta arrini objektivin e rënies së shpejtë në peshë pa humbur mendjen.
Flini 6.5-8.5 orë në natë
Gjatë një studimi të publikuar tek revista ‘Annals of Internal Medicine’, njerëzit që fjetën për 8.5 orë në natë për dy javë humbën gati dyfish të peshës së atyre që fjetën 5.5 orë në natë, pavarësisht faktit që të dyja grupet ndoqën të njëjtën dietë dhe plan stërvitjeje.
Kjo ndodh sepse kur bëni një gjumë të mirë, janë nën kontroll hormonet e urisë (gherlin dhe leptin), kështu nuk do të zgjoheni të uritur në mëngjes.
Një tjetër studim i publikuar tek Journal of Clinical Nutrition tregon se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm konsumojnë mesatarisht 385 kalori më shumë në ditë.
Me pak fjalë, më shumë gjumë = më pak kalori në gojë dhe më pak dhjamë në trup.
Bëni frymëmarrje të thellë me hundë për t’u qetësuar
Ditët e lodhshme në zyrë ose debatet me pjesëtarët e familjes apo kolegët mund të sabotojnë objektivat tuaj për të rënë në peshë. Kur trupi është i stresuar, rriten nivelet e kortizolit, dhe trupi ruan më shumë yndyra për mbrojtje.
Në këtë rast ekspertët rekomandojnë frymëmarrje të thellë me hundë për t’u relaksuar. Merrni dhe nxirrni frymën nga hunda, duke shpenzuar 5-8 sekonda për çdo thithje dhe 5-8 sekonda për çdo nxjerrje të frymës.
Hani çdo 3-4 orë
Ngrënia e disa vakteve në ditë ju ndihmon të parandaloni shtimin në peshë duke i dhënë trupit energji përgjatë gjithë ditës dhe duke parandaluar urinë që çon në zgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme ose mbingopje.
Në çdo vakt, mbusheni gjysmën e pjatës me fruta dhe perime, ¼ me drithëra, ¼ me proteina, si fasule, fruta të thata, vezë dhe mish shpendi.
Këto ushqime të pasura në lëndë ushqyese ngadalësojnë tretjen dhe absorbimin në stomak, duke bërë që të merrni më pak kalori dhe të humbisni më shumë peshë.
Secili vakt të ketë 35% proteina, 35% yndyra dhe 35% karbohidrate
Kjo formulë do t’ju ndihmojë të humbisni peshë shpejt. Një studim i vitit 2014, i publikuar tek American Journal of Clinical Nutrition, sugjeron se rritja e dozës së proteinave ndërkohë që ulet doza e kalorive, siguron që ju të humbisni shtresën dhjamore dhe jo atë të muskujve. Ky raport 35-35-30 nuk do të thotë se mund të konsumon çfarëdolloj karbohidrati apo yndyre. Përqendrohuni më shumë tek yndyrat e shëndetshme nga frutat e thata dhe peshku, karbohidratet nga fasulet dhe drithërat, dhe proteinat nga burime si vezë, peshk, mish pule etj.
Ushtrime force 3 herë në javë
Duke qenë se masa muskulore rrit normën metabolike, krijimi i muskujve nëpërmjet stërvitjes rrit djegien e kalorive. Për të rritur masën muskulore, ekspertët sugjerojnë të bëni 3-4 sete ushtrimesh, me nga 8-12 përsëritje për çdo set dhe duke bërë 45-90 minuta pushime midis seteve.
Këto ushtrime i bëni 3 herë në javë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...