Shumë njerëz po përpiqen të pijnë më pak alkool këtë tetor dhe po bëhen pjesë e një kampanje e quajtur “Go Sober”, në mënyrë që të pinë sa më pak alkool.
Këtu keni disa mënyra që do ju ndihmojnë të pini më pak alkool/
Shumica prej nesh e di se alkooli lidhet me problemet shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës, por ne tentojmë të supozojmë se ato nuk do të ndikojnë tek ne. Pra, nëse këto rreziqe nuk ju bindin që të ndaloni, gjeni diçka tjetër, si psh: tharja e lëkurës së fytyrës, bën fytyrën të duket më e fryrë dhe disa të tjerë besojnë se alkooli ka toksina dhe kontribuon në celulit.-përcjell arbesh.info
Ndoshta ju jeni duke u mbështetur shumë në alkool për shkak të një problemi themelor me të cilin nuk jeni përballur. Të pini më pak ju jep një shans për të parë se sa jeni i/e varur nga pijet alkoolike dhe sa më mirë që ndjeheni pa atë.
Fakti që një numër i madh njerëzish kanë nënshkruar për Go Sober për tetor mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në rrugën e duhur .Prandaj gjeni dikë që do e bëj këtë gjë me ju dhe të merrni bashkë vendimin që të mos pini alkool.
Shpenzoni më shumë kohë duke ushtruar dhe shumë shpejt do e kuptoni se sa shumë ka ndikuar alkooli në trupin tuaj, dhe do e shihnin se çfarë jeni të aftë të bëni kur nuk pini.
Do të bëni gjumë më të mirë, do keni më shumë energji, dhe gjithashtu do të kurseni shumë para e të blini çfarë të dëshironi./Arbresh.info
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...