Shumë prej nesh nuk është se mendojmë shumë për grupin e gjakut, madje disa as nuk e dinë çfarë grupi gjaku kanë, kur në fakt ai është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, për të cilin duhet të kemi informacione.
Ka një sërë faktesh të rëndësishme që grupi i gjakut mund të zbulojë për ju dhe shëndetin tuaj, prandaj të paktën të dini se çfarë grupi gjaku keni.
Ka disa studime që tregojnë se grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për sëmundje të caktuara.
Rreziku për sëmundje të zemrës
Grupi i gjakut mund të parashikojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Të dhënat sugjerojnë se personat me grup gjaku O janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje me zemrën.
Ndërsa personat me grupi gjaku AB janë 23% më të rrezikuar që të vuajnë nga këto sëmundje, e ata me grup gjaku B janë 11% më të rrezikuar. Personat me grup A janë 5% më të rrezikuar se ata me grup 0. Studimet e kanë lidhur grupin e gjakut AB me inflamacionin, ndërsa grupin A me nivele më të larta të kolesterolit LDL, dy faktorë këta që mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Fertilitet
Gratë me grup gjaku 0 janë më të rrezikuara që të kenë probleme me fertilitetin krahasuar me ato me grupe të tjera gjaku. Studimet kanë treguar se këto gra janë dyfish më të rrezikuara që të kenë shterim të depozitës ovale, që do të thotë më pak vezë dhe më pak mundësi për implantimin e fertilizimit in-vitro. Edhe pse të pasurit të grupit 0 nuk do të thotë medoemos që mund të keni probleme me fertilitetin, flisni me mjekun nëse ju shqetëson ky fakt.
Probleme me kujtesën
Disa pjesë të kujtesës mund të përcaktohen edhe nga grupi i gjakut. Grupi i gjakut AB, për shembull, lidhet më shpesh me zhvillimin e problemeve me kujtesën dhe demencën. Sipas një studimi, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të rrezikuar që të kenë probleme me aftësitë njohëse krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku. Lidhja mund të ketë të bëjë me proteinën që shkakton mpiksje gjaku, që zakonisht gjendet në nivele të larta tek grupi i gjakut AB. Gjithsesi, është e rëndësishme të përmendet fakti se shumë faktorë të tjerë, që nuk kanë lidhje me grupin e gjakut, mund të ndikojnë në zhvillimin e problemeve me kujtesën ose demencën.
Rreziku për goditje në tru
Nëse keni grup gjaku AB, jeni gjithashtu më të rrezikuara nga goditja në tru. Njerëzit me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar që të zhvillojnë mpiksje venoze të gjakut. Ata kanë një përqendrim më të lartë të faktorit von Willebrand, që i rrezikon më shumë nga mpiksja e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, i bën njerëzit me grup gjaku AB më të rrezikuar që të vuajnë nga probleme të lidhura me goditjen në tru dhe trombozën e venave të thella.
Rreziku për kancer
Të pasurit e grupit të gjakut 0 lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit kolorektal, të stomakut dhe pankreasit, krahasuar me lloje të tjera. Gjithsesi, edhe pse grupi i gjakut nuk mund të parashikojë medoemos rrezikun për kancer, është e rëndësishme t’i dini simptoma dhe të flisni me mjekun për çdo problem që hasni.
Është e rëndësishme të theksojmë se të pasurit e një grupi gjaku të caktuar nuk parashikon me siguri rrezikun e ndonjë sëmundjeje, megjithatë, njohuria mbi grupin e gjakut ju ndihmon të keni informacione paraprake për aspekte të ndryshme në lidhje me shëndetin.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?