Kemi zbuluar mënyrat më të mira për të filluar një luftë kundër celulitit e që padyshim do të dilni fitimtar…
Ngjan si një lëvore portokalli, i shëmtuar, kokëfortë dhe shumë i dukshëm. Mund të paraqitet në këmbë, prapanicë, stomak, krahët… Gjeni se për kë bëhet fjalë? Sigurisht për armikun tuaj më të keq – celulitin!
Nëntë në dhjetë femra kanë celulit që ndryshon sipërfaqen e lëkurës dhe zvogëlon fortësinë e saj. Ja pesë rregullat që duhet t’i dini në lidhje me armikun tuaj:
Dhjami ka një ritëm
Çdo qelizë, madje edhe dhjami ka bioritmin e vet. Kështu, dhjami apo yndyra nga trupi jonë lëshohet në mëngjes (që quhet lipozom) dhe grumbullohet në mbrëmje (që ne e quajmë lipogenesis).
Çfarë nënkupton kjo? Vetëkujdesi i plotë mund të japë rezultate të qëndrueshme, kur është në pyetje pesha. Dhe kur bëhet fjalë për dietë, ushtrime madje edhe masazh, vlen i nejjti ligj kronobiologjik si dhe koha e duhur luan një rol vendimtar: veprimi për të parandaluar akumulimin e dhjamit duhet të ndiqen kur qelizat në mënyrë natyrale lëshojnë yndyrën.
Të ushqyerit paradite/pasdite
Nëse dëshironi të hani shëndetshëm pa shtuar në peshë, duhet të respektoni ekuilibrin e mbushjes dhe zbrazjes së qelizave yndyrore që rregullon insulinën.
Çfarë nënkupton kjo? Insulina është thelbësore për procesin e akumulimit të rezervave të yndyrave. Në mëngjes është më i thjeshtë lirimi i yndyrës nga qelizat. në gjysmën e parë të ditës duhet të absorbojmë 70-80% të marrjes ditore të energjisë. Në mbrëmje rritet mekanizmi i akumulimit intenziv të yndyrës, andaj edhe nuk duhet të tej ngopemi.
Cili është sporti më i mirë?
Qarkullimi përmirësohet shumë duke përsëritur presion mbi thembra.
Çfarë nënkupton kjo?
Ky është sporti më i mirë në luftën kundër celulitit. Mund ta zëvendësoni si lloj ecje apo vrapimi, dhe rregullisht praktikoni aktivitetin fizik, nëse është e mundur dy deri tri herë në javë, dhe minimumi 40 minuta pa ndërprerje.
Çka dhe si të konsumoni ushqim
Një dietë ushqyese në ekuilibër është shumë e rëndësishme, si dhe mënyra se si ne ushqehemi.
Çfarë nënkupton kjo?
Rregulli i artë: tri deri 5 vakte ushqyese në ditë në të njëjtën kohë. Shmangni situatat stresuese gjatë një vakti ushqyes, hani ngadalë dhe përtypni ushqimin mirë. Hani në kohë të caktuar. Mos hani shumë nxehtë apo shumë ftohtë sepse mund të irritojë traktin digjestiv.
Masazhi a është çelësi i gjithë kësaj?
Masazhi, terapia kineze, ndikojnë shumë në luftën kundër celulitit të infiltruar.
Çfarë nënkupton kjo?
Masazhi funksionon shumë në drenazhimin dhe stimulon mikroqarkullimin dhe heq stresin që shkakton ruajtjen e yndyrës dhe mbajtjen e ujit. Me anë të masazhit duhet të pini minimum një litër ujë në ditë.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit