Sa i rëndësishëm është uji për organizmin tonë të gjithë pak a shumë e dimë. Por a e keni ditur që ekzistojnë gjendje konkrete të cilat mund t’i shërojmë më ndihmën e ujit…
Ne sot ju sjellim 5 probleme shëndetësore, të cilat do ti shëroni me ujë.
Dhimbje në muskuj
Pas ushtrimeve të rënda apo punëve fizike zakonisht dushi na vjen si melem për varrë. Kështu një studim i publikuar më herët, ka treguar që dushi i pashmangshëm nëpër vende ku ndjeni dhimbje qoft me ujë të nxehtë apo të ftohtë lehtëson dhimbjet në muskuj të shkaktuara nga goditjet.
Për fillim dushi në vendet ku ndjeni dhimbje temperatura mund të jetë ndërmjet 37,5- 41 C, rreth tre minuta, më pas ftofeni ujin në 10-15C dhe lajeni vendin ku ju dhëmb rreth 30 sekonda. Përsëriteni edhe dy herë, dhe për të përfunduar me ujë të ftohtë.
Kokë dhimbja
Shkaktarë të kokë dhimbjes në shumicën e rasteve është qarkullimi i dobët i gjakut në tru, ndërsa uji i ftohtë e sjell qarkullimin dhe minimalizon dhimbjen.
Në disa raste kokë dhimbje mund ta largoni në mënyrë që në një enë me ujë të ftohtë do të fusni duart apo këmbët dhe ti mbani ashtu nga 30 sekonda deri në 10 minuta. Ky tretman do të rregullojë qarkullimin në tru dhe do ta ul tensionin.
Pecetat e ftohta në ballë, dhe në fund të qafës gjithashtu mund të ju ndihmojnë, derisa për dhimbje në shpatulla përdorni peceta me ujë të ngrohtë.
Mbyllja e sinuseve
Në këtë rast nevojitet një përcjellëse e fluksit të gjakut e kundërt prej vendit të mbylljes. Mbështilluni në qebe, ndërsa këmbët vendosini në ujë deri në 40 C, ndërsa peceta të ftohta në ballë dhe pas qafës. Pas 10-30 minuta shpërlajini këmbët në ujë të ftohtë. Nxehtësia qarkullimin do ta drejt kah këmbët, e jo në sinuse e kokë gjë që do ta lehtësojë mbylljen e sinuseve.
Artriti
Terapia e ujit është diçka që tash e sa kohë përdoret tek dhimbjet e shkaktuara nga artriti. Ajo inkurajon lëvizjen e nyejve dhe zvogëlon dhimbjen. Nëse nuk keni mundësi për fizioterapi uji provoni dhimbjen në nyje ti lehtësoni me peceta të ftohta.
Pagjumësia
Vaska Tola para gjumit ka dëshmuar që është prej ndihmës së madhe prej atyre që kanë problem me gjumë. Studimi i bërë në vitin 2002 ka treguar që kjo metodë është veçanërisht e dobishme tek të vjetrit të cilët kanë problem me gjumë. Le të jetë temperatura e ujit për dush relaksi ndërmjet 36-38C, e nëse në ballë vendosni një pecetë të ftoftë, nata e qetë për ju është e garantuar./monitor/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...