Të pasurit puçrra në fytyrë është frustruese por çfarë të bëjmë me puçrrat e shpinës? Fatmirësisht, me ca ndryshime në shprehitë e juaja, do të mund të harroni problemin e akneve.
Shkaku #1: Produktet që i përdorni ua bllokojnë poret. Kondicioneri juaj, krema për rreze të diellit, vaji i masazhimit – të gjitha këto produkte ua bllokojnë poret e lëkurës në shpinë.
Shërimi: Ku i lani flokët dhe kur aplikoni kondicioner, kujdesuni që flokët e juaja të lagura mos të prekin shpinën derisa nuk thahen. Në vend të kremës së zakonshme për mbrojtje nga rrezet e diellit, përdorni ato të etiketuara si “ultra-light” apo “quick-dry”. Gjithashtu gjatë verës është mirë të përdoren losione në vend të kremave pasiqë kanë më pak vaj dhe nuk i bllokojnë poret.
Masazhin me vajëra përfundojeni me avullim në dush apo saunë që të hapni poret nga vajërat e ngelura.
Shkaku #2: Rrobat e juaja janë duke e irituar lëkurën. Fatkeqësisht, përderisa stërvitja është e shkëlqyeshme për trupin tuaj ajo mund të shkaktojë edhe paraqitje të puçrrave. Fërkimi nga sytjenat e ngushta sportive mund të pezmatojë folikulat e lëkurës dhe të shkaktojë puçrra të kuqe.
Shërimi : Pas stërvitjeve bëni dush patjetër ndërsa mos i mbani rrobat e stërvitjeve gjatë kohë në ju pasi që trupi ka nevojë për ajrosje.
Shkaku #3: Jeni e predispozuar ndaj puçrrave. Nëse lëkura me puçrra është gjenetikë familjare, mos u surprizoni kur edhe ju do të keni probleme të njejta.
Shërimi: Edhe predispozitat gjenetike kanë ilaç që zbut intensitetin e puçrrave. Përdorni acid salicik dhe glikolik në shpëlarje që të parandaloni dhe shëroni puçrrat.
Shkaku #4: Nuk jeni duke u ushqyer me ushqimet e duhura për lëkurën tuaj. Thonë se çfarë është e mirë për zemrën e një njeriut është e mirë edhe për lëkurën e tij andaj është koha të shmangeni nga shejkët dhe burgerët.
Shërimi : Hani ushqim të mirë balansuar pasiqë studimet tregojnë lidhje mes ushqimit dhe paraqitjes së puçrrave.
Shkaku #5: Nuk jeni duke e pastruar mirë shpinën. Kjo mund të ju duket e çuditshme por harresa e pastrimit të shpinës është një gjë tejet e zakonshme. Është një pjesë e paarritshme e trupit për tu parë dhe shpesh e neglizhuar.
Shërimi : Pasiqë është një nga pjesët më të ndjeshme ndaj puçrrave, duhet ta trajtoni sikurse fytyrën tuaj. Përdorni pastrues që qërojnë lëkurën dhe e hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën e ndezur./femra.net/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...