Rënia e flokëve është një shqetësim i madh për shumë njerëz.
Megjithatë, kur rënia e flokëve bëhet me e shpeshtë se zakonisht, duke kushtuar vëmendje stilit të jetës, transmeton portal arbresh.info
Arsyet se pse bien flokët nuk kanë të bëj vetëm me stresin por egzistojnë edhe disa arsye tjera.
Stresi
Stresi ndikon ndjeshëm në shëndetin tonë dhe një gjendje e tillë mund të shkaktojë edhe rënie të flokëve. Për shkak të stresit, flokët rriten më ngadalë, humbin shkëlqimin dhe thahen. Stresi ndikon në mbajtjen e natriumit (kripës), i cili mund të grumbullohet rreth gjëndrës së flokut, duke shkaktuar transferim të zvogëluar të lëndëve ushqyese në gjëndër.
Medikamentet
Citostatikët, vitamina A dhe derivatet e saj, ilaqet kundër depresionit, hormonet (testosteroni), ilaçet për të ulur yndyrnat në gjak, lloje të caktuara të barnave për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu mund të shkaktojnë humbje të tepërt të flokëve.
Mungesa e mineraleve
Mungesa e mineraleve në trup, të tilla si hekuri, mund të shkaktojë rënie të flokëve, gjë që është më e zakonshme tek gratë para menopauzës, ndërsa fajtori për flokët e brishtë mund të gjendet në mungesën e vitaminës A. Qarkullimi i mirë i gjakut, stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e flokëve, transmeton portal arbresh.info
Problemet shëndetësore
Infeksionet, sëmundjet e ndryshme të lëkurës si “pityriasis amiantacea” dhe seborrhea, si dhe çrregullimet e tiroides, çrregullimet hormonale, madje edhe vezoret policistike, mund të jenë shkaqet e rënies së tepërt të flokëve. Nëse vëreni ndryshime në lëkurë, lëkurën e kokës ose strukturën e flokëve, do të ishte më mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.
Dietat rigoroze
Dietat me pak karbohidrate mund të ndikojnë në cilësinë e flokëve tuaj. Arsyeja është mungesa e energjisë, ose marrja e pamjaftueshme e kalorive dhe sheqerit. Ju mund të hani aq shumë proteina sa dëshironi, por pa energji, flokët tuaj do të humbasin cilësinë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...