Edhe pse përpiqeni të ushtroni rregullisht dhe të ushqeheni më shëndetshëm, ndonjëherë thjesht nuk mund t’i humbni kilogramët e tepërt.
Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju shqetësojë sepse ka faktorë të tjerë që e bëjnë më të vështirë rënien në peshë.
Shkaqet që as nuk i keni marrë parasysh mund t’jua ngadalësojnë përparimin, prandaj është e rëndësishme t’i trajtoni ato në mënyrë që të mund të vazhdoni më lehtë drejt qëllimit tuaj.
Kur jeni nën stres, gjëndrat mbiveshkore sekretojnë hormonin kortizol. Megjithëse kortizoli është i rëndësishëm për ruajtjen e presionit të gjakut dhe sigurimin e energjisë, ndërsa gjithashtu rrit oreksin dhe dëshirat për ushqim. Ky çekuilibër hormonal mund të sabotojë humbjen e peshës.
Kortizoli i tepërt i sekretuar gjatë periudhave të stresit inkurajon trupin të ruajë yndyrën viscerale, lloji i yndyrës që rrethon organet vitale dhe rrit nivelet e kolesterolit dhe insulinës.
Sipas Fox News, stresi rrit kortizolin, i cili zbërthen muskujt dhe ul serotoninën, kështu që ju dëshironi më shumë ushqime të ëmbla. Për më tepër, për shkak se kortizoli ul acidin e lukthit, ushqimet nuk treten në mënyrë efektive, kështu që mbeteni edhe më të uritur.
Keni intolerancë ndaj disa ushqimeve
Ndjeshmëria ose intoleranca ndaj glutenit mund të jetë faktor kontribuues në vështirësinë tuaj për të humbur peshë. Ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit kanë komponime më të dobëta në mukozën e zorrëve, e cila bën që toksinat dhe grimcat e ushqimit të patretur të kalojnë nëpër qarkullimin e gjakut.
Sistemi imunitar i sulmon këto grimca dhe në këtë mënyrë nxit problemet shëndetësore kronike. Nëse mendoni se mund të jeni të ndjeshëm ndaj glutenit ose ushqimeve tjera, si qumështi, provoni një dietë të eliminimit total dhe përcilleni reagimin e trupit tuaj.
Nuk flini mjaftueshëm
Mungesa e gjumit mund ta ndalojë procesin e humbjes së peshës. Një i rritur duhet të flejë nga shtatë deri në nëntë orë çdo natë, sepse gjumi balancon hormonet tona, të cilat rregullojnë yndyrën dhe reduktojnë dëshirat e përditshme për ushqim.
Nuk keni kujdes gjatë mezeve
Kur doni të humbni peshë, nuk mjafton vetëm t’i ndryshoni vaktet kryesore. Është shumë e rëndësishme të vëzhgoni ushqimet tuaja. Nëse mezja nuk është adekuate, mund të rritë insulinën, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e karbohidrateve të tepërta, të cilat përfshijnë sheqerin dhe yndyrën, shkruan Telegrafi.
E teproni me aktivitetin fizik
Nëse kaloni më shumë se një orë duke ushtruar, kjo mund të rritë nivelet e kortizolit dhe të jetë kundërproduktive për qëllimet tuaja. Stërvitjet me intervale 20 deri në 30 minuta janë të mjaftueshme për të djegur dhjamin. Gjithashtu, në vend të vrapimit dhe ushtrimeve të tjera kardio, do të ishte mirë t’u përkushtoheni stërvitjeve të forcës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?