Një grua, e cila ishte e fiksuar pas solareve dhe lëkurës me ngjyrë ka përfunduar me kancer të lëkurës.
Rebekah Rupp u sëmur me kancer pasi shkonte të bënte solar gjashtë ditë të javës dhe kjo bëri që t’i dilte një vrimë në hundë si pasojë e kancerit.
Edhe pse njerëzit e kishin paralajmëruar për rreziqet e mundshme, kur ishte vajzë e re, Rebekah nuk linte asnjë ditë të javës pa bërë solar dhe kjo i solli pasoja më vonë. Tani që është 41-vjeçe, ajo e pranon se pothuajse kurrë nuk u kujdes për fytyrën dhe thjesht përdorte letra me alkool për ta pastruar.
Pese vite më parë kur filloi që të punonte në një kompani për kujdesin ndaj fytyrës, ajo e kuptoi se sa e rëndësishme është që të përdoren produkte me SPF.
Në gusht të vitit 2018 Rebekah pikasi një pikë të zezë në faqe dhe shkoi të kontrollohej tek një dermatolog, aty mori vesh se kishte kancer të lëkurës.
Pasi mori vesh lajmin e keq ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e lëkurës së prekur. Kjo procedure e la me një vrimë në hundë, të cilën kirurgët u përpoqën ta rregullonin më vonë.
Tashmë 41-vjeçarja po e tregon historinë e saj për të ndërgjegjësuar njerëzit sesa e rëndësishme është që të ruhen nga dielli
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse