Nga pakujdesia në gatim ose në hekurosje ndodh që ndonjëherë të digjemi papritur dhe në ato momente nga dhimbja nuk I mendojmë mirë veprimet.
Por nëse I lexoni ato mund ti mbani mënd për herën tjetër ose ti ruani ato në telefonin tuaj në mënyrë që dhimbja të kalojë më lehtë:
Uji i ftohtë: në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi është që vendi i djegur të ftohet. Mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.
Qumështi: Zhytni dy pjesë të një pëlhure të pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve
Lëngu i qepës : Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionistë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e vendosin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.
Të bardhët e vezës: Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...