Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të publikojë herë pas here shifrat e tmerrshme të përhapjes së diabetit, një sëmundje e cila është kthyer në një prej sfidave të mjekësisë.
Ngrohja globale, jeta sedentare, regjimi ushqimor i varfër dhe i pashëndetshëm janë disa prej shkaktarëve të diabetit. Pacientët e prekur nga kjo sëmundje e rëndë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë këtë të fundit në masën dhjamore, qelizat muskulare apo në mëlçi ku mund të përdoret si burim energjie.
Diabeti dëmton enët e gjakut, veshkat, shkaton dhimbje nevropatike, goditje në zemër, por jo vetëm. Në artikullin e mëposhtëm do ju njohim me 4 simptomat e panjohura të diabetit.
1.Irritimi i lëkurës: Një ndër simptomat më pak të njohura të diabetit është irritimi i lëkurës në duarve, krahëve dhe këmbëve. Rritja e vlerave të glukozës në gjak e bën lëkurën më të thatë, të ashpër, si dhe provokon mavijosje dhe kruajtje të bezdisshme.
2.Zbokth i vazhdueshëm: Organizmi i njeriut përpiqet të largojë toksinat dhe nivelet e larta të sheqerit me anë të urinës. Por ky proces i rëndësishëm mund të shkaktojë dehidratim në zona të ndryshme të trupit, si për shembull në skalpine kokës. Si pasojë e inflamacionit të kësaj zone në kokë do ju shfaqet zbokth, lupsa si dhe krijohen kushtet për shumimin e bakteres funginal (kërpudhor) Pityrosporum.
3.Humbja e dëgjimit: Personat e prekur nga diabeti i tipit të dytë rrezikojnë 25 herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm që të humbasin dëgjimin. Studimet e shumta kanë provuar se rritja e sheqernave në gjak ndikon në humbjen e pjesshme të dëgjimit, duke goditur yzengjinë dhe më pas daullen e veshit.
4.Gërhitja: Me siguri nuk e kishit menduar më parë që gërhitja është e lidhur me diabetin. Ky shqetësim, i njohur ndryshe si apnea e gjumit, vjen si pasojë e niveleve të larta të glukozës në gjak të cilat krijojnë probleme të frymëmarrjes gjatë gjumit.
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...