4 mënyra se si të hiqni dorë nga sheqeri

09:22 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Të gjithë ata që janë në dietë, e dinë se sa e vështirë është të heqësh dorë nga ëmbëlsirat.

Sipas neuroshkencëtares Susan Peirce Thompson, fajin kryesor për këtë e ka truri juaj, transmeton portal arbresh.info

“Kur hamë shumë ëmbëlsira, ka një rritje të insulinës në trupin tonë, e cila bllokon leptinën. Hormoni leptin i thotë trurit tonë se kemi ngrënë mjaftueshëm, që do të thotë se ne do të vazhdojmë të hamë vazhdimisht dhe kështu të prishim dietën,” tha Pierce.

Ushqimet me sheqer stimulojnë sekretim më të madh të dopaminës, dhe nëse zgjedhim të zvogëlojmë marrjen e sheqerit, në të vërtetë do të dëshirojmë gjithnjë e më shumë një kafshatë tjetër të çokollatës, ashtu si një i varur.

Sipas saj, shkruan Mirror, për të hequr dorë nga sheqeri duhet ndjekur këto hapa.

Eliminoni ushqimet e pasura me sheqer

Ky është rregulli kryesor që duhet të ndiqni. . “Nëse i marrim sheqernat nga ekuacioni ynë, truri dhe trupi do të jenë në gjendje të shërohen,” tha ajo.

Mos konsumoni shumë brumëra

Brumrat konsidrohen “sheqeri” dinak, pasi joshin.

Hani 3 vakte

“Sapo të futeni në rutinën e ngrënies së tre vakteve në ditë, nuk do të dëshironi shumë ushqim të shpejtë” tha ajo.

Peshoni ushqimin

Ajo rekomandon peshimin e ushqimit para ngrënies në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë jeni duke marrë në trupin tuaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme