Dhimbjet gjatë ciklit menstrual ta shpifin. Megjithatë ato nuk janë asgjë nëse nuk janë të vazhdueshme. Por, mund të jenë alarmuese nëse janë ndryshe si herët e tjera. Ndoshta ajo dhimbja dikur e tolerueshme tani është bërë e padurueshme. Ose keni shumë më shumë gjakderdhje se herët e tjera. Çfarëdo ndryshimi të jetë, fakti që diçka ka ndryshuar me ciklin tuaj menstrual nuk duhet të injorohet.
Dhimbje therëse dhe gjakderdhje të shumta
Mund të keni fibroza të mitrës. Janë rritje jokanceroze që burojnë nga muret e brendshme ose të jashtme të muskulit të mitrës. Nuk dihet se çfarë i shkakton ato, megjithatë fibrozat janë të zakonshme, sidomos tek gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre. Dhimbja që ndieni mund të shkaktohet nga inflamacioni ose thjesht nga presioni që shkakton fibroza në mitër.
Çfarë duhet të bëni: Kontrollohuni tek një gjinekologe dhe tregojini për simptomat. Ajo mund t’ju sugjerojë të bëni disa analiza që tregojnë nëse keni fibroza dhe nëse duhet të hiqen.
Kjo varet në disa faktorë, si për shembull ku gjendet fibroza dhe sa e madhe është (ato mund të jenë të vogla sa një buton ose të mëdha sa një portokall). Ndërkohë, duke qenë se fibrozat janë të ndjeshme ndaj estrogjenit, pilulat për kontrollin e lindjeve mund t’ju ndihmojnë të përballoni dhimbjet.
Kujdes! Mos merrni asnjë ilaç pa u konsultuar më parë me gjinekologen.
Dhimbje pak më të lehta por të vazhdueshme
Mund të keni sëmundjen inflamatore pelvike (SIP), një infeksion serioz i mitrës, vezoreve ose tubave fallopianë. Nëse lihen pa trajtuar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme si klamidia ose gonorrea, të cilat nuk kanë simptoma, mund të shkaktojnë sëmundjen inflamatore pevike.
Kjo sëmundje shkakton dhimbje të lehta, të qëndrueshme që mund të përkeqësohen më shumë kur ikin menstruacionet.
Çfarë duhet të bëni: Lini një vizitë me gjinekologen. Sëmundja inflamatore pelvike nuk është për t’u alarmuar, pasi mund të trajtohet lehtë. Por, nëse lihet pa trajtuar, mund të ndikojë tek shëndeti riprodhues.
Dhimbje therëse në njërën anë
Mund të keni përdredhje të vezores. Kjo ndodh si pasojë e rritjes së përmasave të kistit duke ndryshuar vendndodhjen e tij të zakonte dhe duke çuar në përdredhje të vezores ose ruptura e kistit ovarian që manifestohet me dhimbje abdominale të forta dhe hemorragji të brendshme. (Lexoni – Kistet e vezoreve, si trajtohen).
Çfarë duhet të bëni: Lini menjëherë një takim me gjinekologun. Ai do t’ju kërkojë të bëni një eko ose skaner për të gjetur diagnozën. Nëse keni përdredhje të vezores, do të duhet t’i nënshtroheni menjëherë një operacioni laparoskopik (me prerje minimale).
Dhimbje të shumta që nuk lehtësohen as me ilaçe
Mund të keni endometriozë, një sëmundje që shkakton migrim të indeve të mitrës në organe të tjera, si vezore apo tubat fallopianë, ku ngjiten mes tyre. Me kalimin e kohës, këto inde mund të zhvillojnë kiste beninje. Mbi 10% e grave mendohet të kenë endometriozë, edhe pse mund ta marrin vite për t’u diagnostikuar, sepse shumica e grave mendojnë se dhimbjet therëse gjatë ciklit menstrual janë normale.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...