Një gjendje që karakterizohet nga glukoza e ulët në gjak, hipoglikemia prek diabetikët, por jo vetëm. Kur flasim për hipoglikeminë, kemi një gjendje në të cilën niveli i glukozës në gjak është nën 70 mg/dl.
Hipoglikemia mund të prekë të gjithë, prandaj është e rëndësishme të njihni faktet.
Gjërat që nuk i keni ditur rreth hipoglikemisë
Hipoglikemia ndodh shpesh kur sheqeri juaj në gjak është nën 70mg / dL.
Simptomat e hipoglikemisë si lodhja, djersitja, nervozizmi dhe marrje mendsh janë shenjat që trupi juaj shfaq për t’ju paralajmëruar se sheqeri në gjak është i ulët dhe është koha për të vepruar.
Për të trajtuar hipoglikeminë, duhet të hani karbohidrate me veprim të shpejtë si lëngu i frutave, tabletat e glukozës ose karamele me sheqer.
Disa njerëz me hipoglikemi mund të mos kenë shenjat paralajmëruese, kështu që ata nuk do marrin trajtim. Kjo mund të çojë në një sulm hipoglikemik, i cili mund të shkaktojë ligështim dhe në raste të rënda, vdekje.
Është thelbësore t’i informoni miqtë, familjen dhe bashkëpunëtorët nëse vuani nga hipoglikemia, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë në pësoni ndonjë krizë./kohajone/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...